Një nënë me ngjyrë lind një fëmijë të bardhë, një rast i rrallë

f12-615x356Kur një nënë e re Catherine me origjinë nga Nigeria,  pa për herë të parë fëmijën e saj mendoi se infermieret mund ta kishin ngatërruar pasi i porsalinduri ishte totalisht i bardhë, ndryshe nga lëkura e saj me ngjyrë.

Edhe pse babai i vogëlushit është i bardhë mjekët janë habitur pasi mundësia që një nënë me ngjyrë të lindë një fëmijë totalisht të bardhë është një në një milion, duke e konfirmuar një rast shumë të rrallë.

Catherine shprehet se familja e saj nga Nigeria është me ngjyrë por mesa duket ajo ka trashëguar nga familjarët një gen  i cili ka qëndruar pasiv për shumë vite dhe se ka shumë mundësi që edhe fëmijët e tjerë që ata do të kenë mund të lindin me ngjyrë të bardhë.

Mediat e huaja shkruajnë se ky nuk është rast i vetëm, disa vite më parë një çift njëri i bardhë dhe tjetri me ngjyrë sollën në jetë dy vajza binjake binjake, ku njëra ishte e bardhë dhe tjetra ishte e zezë, ndërsa një rast tjetër dy prindër më ngjyrë sollën në jetë një fëmijë totalisht të bardhë.

Submit a comment