Një luftë tjetër për të ri-organizuar Lindjen e Mesme

tankDisa muaj më parë, jo shumë amerikanë dhe evropianë  dinin se një komunitet me emrin Jazidi ekzistonte në Irakun veriperëndimor. Edhe vetë në Lindjen e Mesme, ky komunitet dhe mënyra e tyre e jetesës ka qënë një enigmë, e fshehur nga misteri dhe e përmendur kryesisht vetëm përmes steroetipave dhe të dhënave fiktive. Por megjithatë, në pak kohë fati i Jazidëve u bë shkaku i një thirrjeje bashkimi për një fushatë tjetër ushtarake në Irak e drejtuar nga Sh.B.A.-të.

Nuk është habitëse se minoriteti i vogël irakian e gjeti veten si një shënjestër e militantëve fanatikë të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, që raportohet të kenë bërë krime të pa përshkrueshme ndaj Tazidisëve kur i kishin çuar në Dohuk dhe Erbil dhe rajone të tjera në veri të Irakut. Sipas O.K.B. dhe organizatave të tjera, 40,000 Yazidisa ishin çuar në malin Sinjar, duke pritur “genocidin” e pashmangshëm nësë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera nuk do të kishin ndërmarrë aksionin për të shpëtuar ata.

Pjesa tjetër e historisë ishte sërvirje per ngjarjet në vazhdim. Llogjika për ndërhyrjen që pasoi fushatën bombarduese të mëvonshme ndaj ISISIT, e cila filloi në mes të Qershorit, është e ngjashme me atë çfarë ndodhi në Libi tre vjet më parë. Fillimi i 2011, “genocidi” pashmangshëm që pritej të ndodhte nga duart e Muamar Gadafit në Bengazhi, qyteti në lindje të Libisë, ishte shkaku i një thirrje bashkimi që mobilizoi fuqitë perëndimore në një luftë e cila çoi në vrasje të pakuptimshme dhe shkatërrimin e Libisë. Qe prej ndërhyrjes së NATOs në Libi, e cila vrau dhe gjymtoi me dhjetra mijëra njerëz, shteti ra viktimë e një lufte të pamëshirshme dhe pa mbarim që ka përfshirë grupime ushtarake të ndryshme. Libia tani drejtohet nga dy qeveri, dy parlamente dhe nga mijëra grupe militare.

Duke arritur në Malin Sinjar

Kur Forcat speciale amerikane arritën në majën e Malit Sinjar, ata kuptuan që Jazidët ose ishin shpëtuar nga milicia Kurde, ose ata jetonin vetë atje. Ata gjetën më pak se 5,000 Jazida atje, gjysma prej tyre refugjatë. Mali Sinjar nderohet në legjendën lokale, si vendi i qendrimit përfundimtar të arkës (anijes) së profetit Nuhu. Ishte gjithashtu dhe vendi i qëndrimit përfundimtar për tregimin e genocidit ndaj Jazidëve. Ky konstatim nga forcat speciale amerikane vështirë se gjeti shumë mbulim dhe përmendje nga mediat, e cila e përdori pretendimin e parë për të krijuar entuiziazmin në pritje të një ndërhyrjeje perëndimore në Irak.

Ne e dimë se si përfundoi ndërhyrja e parë. Jo që taktikat brutale të ISISit në lindje, veri dhe perëndim të Irakut duhet të tolerohen. Por një akt i vërtet genocidi ka ndodhur në Irak, që prej fillimit të luftës amerikane në 1990-91 një dekadë e gjatë embargoje, dhe një luftë e okupim ushtarak shkatërrues që filloi në 2003. As edhe një herë, të vetme, një gazetë editororiale e madhe në Sh.B.A. nuk përmendi termin “genocid” vrasjen dhe gjymtimin e miliona irakienëve. Në fakt, fushata e ISIS është pjesë e një rebelimi të madh Sunnit në Irak, në përgjigje të luftës amerikane dhe shtypjes qeveritare e drejtuar nga Shiitët gjatë këtyre viteve. Konteksti rrallë është i rëndësishëm në raportimet selektive të mediave mbi dhunën e momentit në Irak.

Politikëbërësve shumë pak i intereson

Nuk mund lihet pa thënë se politkëbërësve amerikanë shumë pak i interesojnë Jazidët, pasi ata nuk i shërbejnë në asnjë mënyrë interesave amerikane. Gjithsesi, e kaluara na ka mësuar se të tilla grupe bëhen të rëndësishme vetëm kur në një moment të caktuar një ngjarje specifike e përshtatur sipas tyre, i shërben objektivave politike dhe strategjike. Ata do të pushojnë se qënuri të rëndësishëm kur objektivi i tyre të përmbushet. Duke marrë në konsideratë, faktin se ISISi ka bërë krime lufte të tmerrshme në perëndim dhe Veri të Sirisë prej vitesh, siç bënë forcat besnike të Presidentit Bashar al-Assad dhe militantët që i përkasin grupeve të ndryshme opozitare atje. Me qindra e mijëra e Sirianë janë vrarë dhe gjymtuar. Grupe minoriteti të ndryshme u përballën, dhe vazhdojnë të përballen me genocidin. Megjithatë, në një farë menyre, gjakderdhja atje jo vetëm që u tolerua por në fakt edhe u inkurajua.

Për më shumë se 3 vjet, shumë pak përpjekje u bënë për të gjetur ndonjë zgjidhje politike të drejtë për luften civile siriane. Sirianët po vrisnin njëri tjetrin dhe falë asaj çfarë unë e quaj kufi të qëllimshëm të brishtë turk, me mijera të huaj u lejuan të bashkoheshin në një “Guernica[1]” që, me kalimin e kohës, u bë një status-quo e re e Lindjes së Mesme.

A nuk ishin në fakt masakrat e Alepos një genocid? Rrethimi i Jarmukut? Zhdukja e fshatrave të tërë, prerja e kokave dhe copëtimi i njerzve që i përkisnin fesë ose sektit të gabuar?

Por edhe nëse ato ishin, nuk ishte ai lloj genocidi që do t’i vinte në aksion (veprim), sidomos aksionet e drejtuara nga Perëndimi. Në ditët e fundit, kur u bë e qartë se Sh.B.A.-të u ngritën për lojrat e tyre të vjetra ndërhyrëse, shtetet u rreshtuan për të luftuar ISIS-in. Sekretari i Shtetit Amerikan Xhon Kerri thirri me të madhe dhe një herë tjetër, “ne besojmë se mund të mundim ISIL-in (një emër alternativ për ISISI-n) me koalicionin që kemi për momentin,” tha ai. Por pse tani?

Në fjalimin e tij në përvjetorin e 13 të sulmeve të 11 Shtatorit, Obama i deklaroi luftë ISISI-t. Axhenda e rrëmushjme e politikës se jashtme të Obamës u bë dhe më konfuze gjatë minutës së 13 të fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai premtoi të “ndjekë” luftëtarët e ISISI-t “kudo qofshin” deri kur Sh.B.A.-të të shkatërrojnë grupin përfundimisht, siç supozohet që bënë me Al-Kaedën. ISISI filloi si një ide dhe falë “luftës globale mbi terrorin” të Shteteve të Bashkuara u shndërrua në një ushtri me shumë degë. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e shkatërruan Al-Kaedën; por aksidentalisht lejuan krijimin e ISISI-t.

“Kjo do të thotë se unë nuk do të nguroj për të ndërmarrë veprime kundër ISIL-it në Siri, si dhe në Irak. Ky është një parim thelbësor i presidencës sime: Nëse ju kërcënoni Amerikën, ju nuk do të gjeni ndonjë strehë të sigurt,” tha Obama. Sigurisht, atij i duhej të thoshte këto përderisa rivalët e tij republikanë e kanë akuzuar atë për shfaqje të një mungese vendosmërie dhe presidencën e tij si një presidencë të dobët. Partia e tij do të mund të humbiste shumicën mbi Senatin në zgjedhjet e nëntorit. Lufta e tij kundër ISIS ka për qëllim të ndihmojë të ndryshojë

[1] Bombardimi nga Spanja i fshatit t Guarnicës, një provincëautonome baske në Spanjë, e cila çoi në konfliktin baskë-spanjë dhe në ditët e sotme.

imazhin presidentit në një njëri të vendosur dhe vendimtar, dhe ndoshta të krijojë disa shpërqëndrime nga problemet ekonomike në vend.

Konflikte të zhvlerësuara

Të njejtat media gjithashtu kanë zhvleftësuar dhe quajtur me mjeshtëri konfliktet dhe aktet e gjenocidit në mënyra që i përputheshin axhendat e politikës së jashtme të SHBA-ve. Ndërkohë që Yazidisët ishin bllokuar qëllimisht në malin Sinjar, Izraeli po kryente atë që unë e shoh si një genocid kundër palestinezëve në Gaza. Mbi 2,150 u vranë, shumica civilë, qindra prej tyre fëmijë, dhe mbi 11.000 të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve ishin civilë. Nuk është një supozim prej 40,000 njerëzish por një konfirmim i 520,000 njerëzve që shkuan në arrati dhe së bashku me pjesën tjetër të Gazës, 1.8 milion banorë, u vunë si në grackë në një burg me qiell të hapur pa asnjë mënyrë arratisjeje. Por kjo nuk ishte një akt i genocidit, për aq kohë sa SHBA dhe qeveri të tjera perëndimore dhe mediat nuk ishin të shqetësuar. Akoma më keq, ata në mënyrë aktive mbrojtën, dhe, sidomos në rastin e SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia armatosën dhe financuan agresionin e Izraelit.

Përvoja na ka mësuar se jo të gjitha “aktet e genocidit” janë krijuar si të barabartë: Disa janë të fabrikuara, dhe disa të tjera janë të tepruara. Disa janë të dobishme për të filluar luftëra, dhe të tjerët, pavarësisht se sa të tmerrshme janë, nuk janë me vlerë që të përmendën. Disa akte të genocidit janë quajtur si luftra për të çliruar, për të liruar dhe për të demokratizuar. Aktet e tjera të genocidit janë për tu inkurajuar, mbrojtur dhe për tu financuar.

Por aq kohë sa përfshihet SHBA në ato çfarë shqetësojnë Lindjen e Mesme, i vetmi genocid i vërtetë për Amerikën është ai që i shërben interesave të Perëndimit, duke ofruar një mundësi për ndërhyrje ushtarake, e ndjekur nga ndërhyrja politike dhe strategjike për ri-organizuar rajonin.

Përvoja  amerikanë në Irak gjithashtu na tregon se përpjekja tyre do të ketë sukses vetëm në rëndimin e situatës tashmë të vështirë, duke cuar në heqjen e votave të më shume grupeve, duke çuar në më shumë dëshpërim politik dhe në më shumë dhunë.

________________________

Ramzi Barod, është një gazetar palestinezo-amerikan, shkrimtar dhe botues. Ai ka qenë profesor në Universitetin e Teknologjisë Curtin në Australi, dhe krye-redaktor i ‘Kronikat e Palestinës’. Punimet e tij janë publikuar në qindra gazeta të përditshme dhe të përjavshme në të gjithë botën, Botues i shumë librave mbi lindjen e mesme, kryesisht përPalestinen.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment