Një diamant i jashtëzakonshëm zbulohet pranë Pretorias

diNjë diamant 232,08 karat me një përmasë dhe qartësi të jashtëzakonshme u zbulua në një minierë afrikano-jugore në afërsi të Pretorias, veçanërisht e pasur me diamante të përmasave të mëdha, njoftoi sot pronari i kompanisë.

Kompania londineze ”Petra Diamonds”, që posedon minierën e Cullinan që prej vitit 2008, nuk ka bërë të ditur vlerën e gurit që hyn në kategorinë “D të tipit II”, që do të thotë transparente dhe pa papastërti të matshme.
”Diamanti i fundit i bardhë me një peshë 507,3 karat, shitur nga kompania, arriti çmimin rekord prej 35,3 milionë dollarë në vitin 2010”, theksoi një zëdhënëse e kompanisë ”Petra Diamonds”, Cathy Malins.

Sipas saj, ekspertët e vlerësuan këtë diamant të ri të jashtëzakonshëm rreth 10-20 milionë dollarë në kuadër të çmimeve të arritura këto vitet e fundit. Shitja do të zhvillohet deri në fund të vitit.

Në muajin qershor, kompania kishte njoftuar një zbulim tjetër të rrallë, një diamant blu 122,52 karat, në të njëjtën minierë, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti afrikano-jugor.

Në vitin 1905, diamanti më i madh në botë “Cullinan” 3 106 karat ishte zbuluar në të njëjtën minierë dhe më vonë nda në dy pjesë për t’u vendosur në stolitë e dinastisë britanike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment