Një burre teksa rikonstruktonte shtëpinë e tij zbuloi një tynel…. që çonte në një qytet masiv nën toke.

 Tuneli1Në vitin 1963, një burrë në Provincën e Nevsehir të Turqisë, shembi një mur të shtëpisë së tij. Pas tij, ai zbuloi një dhomë misterioze dhe së shpejti zbuloi një sistem të ndërlikuar tuneliqë kishte shpella në formë dhomash. Çfarë ai kishte zbuluar, ishte qyteti i nëndheshëm antik i Derinkuju i Turqisë.

Rrjeti i nëndheshëm i sofistikur përfshinte dhoma të shkëputura, boshte ventilimi, puseta dhe koridore lidhëse. Qyteti është një nga dhjetra qyetet e gërmuara në nëntokën e Kapadonia, mijëra vjet më pare. Ajo kishte ngelur e fshehtë për shekuj. Qyteti i nëndheshëm i Derinkuju nuk është as më i madhi dhe as më i vjetri, por 18 katet e tij e bëjnë atë më të thellin.

Tuneli2

Qyteti besohet të jetë përdorur si nje bunker gjigand për të mbrojtur banorët e tij nga një luftë ose katastrofë natyrore e mundshme.

Ai kishte akses me ujin e rrjedhshëm—puset e ujit nuk ishin të lidhur me siperfaqen, për të parandaluar helmimin që mund të bënin njerëzit nga jashtë. Qyteti kishte shtëpi individuale, dyqane, salla mbledhjesh, varre, dhoma për të mbajtur arsenalin ushtarak, stalla për bagetitë, dhe rrugë shpëtimi. Kishte gjithashtu edhe një ëshkolle dhe një dhomë studimi.

Të mendosh që e gjithe kjo u zbulua sepse dikush vendosi se shtepia e tij kishte nevojë për  disa “modernizime”.

 

 

 

Submit a comment