Nishani çon në Kushtetuese ligjin e KLD-së: Eshtë i papajtueshëm, të shfuqizohet

NISHANI2Presidenti Bujar Nishani çon në Gjykatë Kushtetuese ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. Presidenti kërkon shfuqizimin e ligjit si të papajtueshëm me Kushtetutë.

Me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment