Nis vendosja e stolave në “Elbasan Arena”

elbasan arenaPunimet në stadiumin “Elbasan Arena” janë drejt përfundimit. Punonjësit po i japin dorën e fundit impiantit, i cili duke filluar nga 11 Tetori do të jetë “shtëpia” e re e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Prej ditës së djeshme në stadium ka nisur puna edhe për vendosjen e stolave, të cilat do të jenë në ngjyrat kuq e zi, ndërsa për tribunën Vip do të ketë stola të veçantë.

Po kështu edhe punimet në të gjithë aksin që të çon drejt stadiumit. Fasadat e pallateve, punimet në rrugë dhe trotuar dhe gjithçka tjetër përreth “Elbasan Arena”.

Stadiumi pritet të jetë gati para ndeshjes eleminatore kundër Danimarkës (11 Tetor), ndërsa ditë më parë punimet u inspektuan edhe nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment