Nis udhëtimi i “Coast Trip 4″, pilotët e huaj të mahnitur nga Shqipëria

Coast Trip 4Megjithëse terren i vështirë dhe kushte atmosferike jo shumë të favorshme ata sërish  kanë zgjedhur të eksplorojnë përmes fluturimit nga ajrit.

Nuk duan të humbain asnjë pjesë të Shqipërisë pa eksploruar.

Të pyetur për ndjesitë përpara fluturimit pilotët shprehen:

“Ndihem shumë i emocionuar. Do të eksploroj çdo pjesë të Shqipërisë”

Udhëtimi i 25 pilotëve nga Lituania, Maqedonia Kosova, Mali I Zi dhe Shqipëria u nda në dy faza. E para Nisi në Velipojë e përfundoi në Durrës. Ndërsa faza e dytë kishte për qëllim njohjen e Tiranës, por këtë herë jo nga ajri po duke e shëtitur me makinë.

Për Kryetarin e Shoqatës së Aeronautikës shqiptare Alket Islamin ‘Coast Trip 4″ është jo vetëm një mundësi shumë e mirë për promovimin e turizmit por edhe të një sport ekstrem siç janë fluturimet nga ajri.

Volker Stuvg organizatori i pilotëve lituanezë, për të cilin ky është është fluturimi i dytë pas atij në Shkodër, shprehet i bindur se Shqipëria ka një turizëm i cili ia vlen të eksplorohet:

“Fluturova ditën e djeshme ne Shkodër dhe kam parë një bukuri të jashtëzakonshme. Sot do të shohim të gjithë bregdetin shqiptar dhe jam i bindur që do të impresionohemi”

Për banorët në Velipojë të cilët ishin spektatorët në fluturimin e pilotëve ky   sport edhe pse duket i rrezikshëm ia vlen të provohet pasi për ta Shqipëria ka shumë vende të paeksploruara.

Faza e tretë e udhëtimit të 25 pilotëve të cilët shoqërohen edhe nga shoqata e biçikletave GO 2 në Shkodër është Divjaka e me datë 20 ata udhëtojnë drejt Butrintit, destinacion që shënon edhe përfundimin e udhëtimit të tyre aventurier në Shqipëri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment