Nis samiti G20, synohet rritja e ekonomisë globale

g20Ministrat e Financave dhe kryetarët e Bankave Qendrore të 20 vendeve më të fuqishme të botës janë mbledhur në Australi me qëllimin ndryshimin e rrjedhës së ekonomisë globale pavarësisht destabilitetit financiar dhe tensioneve politike që kanë kapluar disa shtete.

Samitit dy ditor në Cairns ka për synim, që vendet e G20-s të bien dakord për një sërë politikash për të arritur një objektiv ambicioz , rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 2 % gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në fjalën hapëse të takimit, Guvernatori Australian Joy Hockey tha se ne do të jemi në gjëndje për të hartuar plane të reja për të rritur ekonominë botërore dhe për të rifituar besimin e të të gjithë votuesve të tyre.

Më herët, Hockey kishte thënë në një konference shtypi, se G20 mirëpret edhe Rusinë për të marrë pjesë në Samitin e presidentëve në Australi parashikuar në nëntor, pavarësisht shqetësimeve të disa sheteteve që Moska po mbështet separatist pro-rusë në Ukrainën lindore.

Në këtë samit zyrtarët e G20-s do të përqëndrohen edhe në mënyrat për hapjen e tregjeve to punës dhe për të inkurajuar më shumë investime në infrastrukturë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment