Nikolla paralajmërim për mbylljen e Universiteteve që nuk garantojnë cilësi

nikollaVetëm pak ditë pasi qeveria shqiptare firmosi kontratën për akreditimin e universiteteve shqiptare, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zbardhur qëllim e procesit: Garantimin e një diplomë të vlefshme për studentët shqiptare. Por, për të gjithë ata profile apo programe që nuk do të arrijnë standardet, Nikolla paralajmëron mbyllje.

“Kriteret për të siguruar cilësinë janë të mundshme dhe të domosdoshme dhe në sistemin tonë të arsimit të lartë, ose detyra për një operacion të dytë të thellë për të lënë jashtë gësheshtrës së madhe të një diplomë që ska vlerë në ato profile dhe programe që nuk ofrojnë minimuimin e cilësisë”, tha Nikolla.

Paralajmërimin Nikolla e bëri nga qyteti I Elbasanit “Aleksandër Xhuvani ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit me titullin “Honoris Cauza” të Profesorit Ylli Çabiri të cilit i ka premtuar më shumë mbështetje për universitet shqiptare.

Submit a comment