Nikolla: Heqje nga qarkullimi i teksteve me probleme

lindita nikolMinistrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka premtuar reformë në tekstet shkollore, duke bërë të mundur kështu heqjen nga qarkullimi të një sërë tekstesh që kanë probleme të mëdha me përmbajtjen e tyre dhe që përçojnë mesazhe negative tek fëmijët.

Ministrja Lindita NIkolla, pas interesimit të mediave u shpreh se nuk do të lejohet që fëmijët të edukohen me deformime. Nikolla u shpreh se do të ketë rishikim dhe heqje tekstesh nga qarkullimi.

Disa tekste të librave shkollorë janë në kushtet e një skandali për arsimin e 9-vjeçar. Në rrjetet sociale vrullshëm po qarkullojnë foto të shkëputura nga librat, kryesisht nga lënda e Leximit, ku flitet për nxitje të urrejtjes ndaj prindërve, për helme, për metoda se si mund të gënjehen mësuesit dhe prindërit e plot raste të tjera të cilat ngrenë pikëpyetje të mëdha për kontrollin që i është bërë librave.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment