Ngërçi politik në Izrael

06-netanyahu-iNicola Seu

Në më pak se dy vjet, populli izraelit do të votojë për parlamentin e tij dhe për një qeveri të re, pasi ajo aktualja ka pasur një jetë të shkurtër dhe mjaft joproduktive, shfrytëzohej nga një koalicion heterogjen. Izraeli ka mbajtur gjithmonë në elektoratin e vet, një turmë, e cila me kalimin e kohës është zhvilluar, duke krijuar forma të reja të shprehura në një mori partish politike, që kanë grabitur mbizotërimin e blloqeve historike dhe kishin qeverisur me lehtësi dekada më parë.

Parlamenti izraelit parashikon një dhomë të vetme (Knesset) me 120 deputetë (anëtarët e Knesset), të cilët zgjidhen nga një sistem proporcional me një minimum prej 2%. Kjo do të thotë se udhëheqësi i partisë që menaxhon  61 ose më shumë deputetë në koalicionin e tij paszgjedhor, zakonisht sundon vendin.

Mjafton vetëm një vështrim i shpejtë në kompozimet e Knesset të mëparshmëm për të kuptuar se sistemi i tanishëm izraelit është i papërshtatshëm për sfidat me të cilat do të përballet vendi. Deri në zgjedhjet e vitit 1996, partia në pushtet kishte tejkaluar gjithmonë 40 vende, ndonjëherë edhe 50, duke e bërë atë më pak të varur nga aleatët e koalicionit dhe me fuqi reale e konkrete të vendim-marrjes.

Me kalimin e viteve, numri i 61 deputetëve ishte gjithnjë e më i vështirë për t’u arritur, duke pasur parasysh zërat që bashkëjetojnë në parlament dhe që e kanë të vështirë të gjejnë pika të përbashkëta. Në zgjedhjet e 2013-ës, Partia Lieberman dhe Likud, paraqitur së bashku, arritën 31 vende, dhe në 2009-ën fituesi Tzipi Livni fitoi 28 vende me të cilat ai nuk arriti të formojë një qeveri koalicioni, si pasojë i hapi rrugën rivalit e tij, Netanyahu, (i cili arriti shifrën prej 27 vendesh).

Përçarjet mes fetarve dhe laikëve, të cilët janë të ndarë në rryma dhe lëvizje të ndryshme, partia e kolonizuesve, siç quhet tani, elektorati i të cilës i tundon të gjithë. Por ato që mund të ushtrojnë fuqinë për t’i bërë presion qeverisë (siç ka ndodhur me presidentin aktual Netanyahu), janë vetëm disa nga aspektet që e bëjnë të pamundur ose të paktën Knesset bipolar, me dy shumica të mëdha politike në të cilën mund të formojë një qeveri të zellshme. Votat e së majtës janë të shpërndara midis asaj që quhej partia e Punës, Kadima dhe lëvizjeve pacifiste. Votimi arab,si ai i krishterë ashtu edhe ai mysliman, të ndarë historikisht ndërmjet partive të ndryshme, gjithmonë duket se duan të shqetësohen për oborrin e shtëpisë së tyre dhe janë më pak të interesuar në fatin e një vendi që perceptohet si i largët dhe shpesh me dyshim, ose më keq.

Përpjekja e Knesset për të krijuar “kreun e opozitës”, për t’i dhënë një rol dhe një status të unifikuar atyre që ishin jashtë qeverisë, që nuk patën suksesin e pritur dhe çdo forcë politike në parlament kundërshton (bën opozitën) në mënyrën e vet, nganjëherë duke mohuar hapur “udhëheqësin” e nominuar në parlament.

Nuk ka dyshim që ky është çmimi për të paguar për demokracinë, dhe një shtet demokratik duhet të japë një zë për të gjithë anëtarët e tij për qëllimet e qeverisjes, problemet për disa vite me radhë përsëriten por nuk gjejnë zgjidhje. Tani do të fillojë një fushatë elektorale që premton të jetë mjaft e ndezur, ku kreu aktual i qeverisë do të duhet të bindë votuesit e tij për punën e mire që ka bërë dhe nuk e ka krejtësisht gabim, duke qenë i vetmi person i aftë për të menaxhuar vendin. Partitë e opozitës (disa prej tyre janë tashmë në radhët e qeverisë), do të përpiqen të ruajnë marrëdhëniet dhe të fitojnë vlerësimin e Netanyahut, ndërsa forcat e tjera politike do të synojnë për të ruajtur pushtetin e tyre në zonat me përbërje etnike dhe fetare.

Koha e mbetur për zgjedhjet e reja, nuk lejon që të bëhen parashikime mbi rezultatet, por kushdo që do që do të ketë sukses për të formuar një qeveri koalicioni, nuk mund ta bëjë nëse nuk shtrëngon duart e atyre që kanë luftuar fuqishëm gjatë fushatës, dhe në thelb kanë tradhtuar pritshmëritë dhe premtimet që bën në ekeltoratin e tyre. Asgjë për t’u befasuar, kjo është pjesë e lojës demokratike, por ajo që duhet të na bëjë të mendojmë është mundësia për një vend si Izraeli, i thirrur në vendimet e mëdha, për të konsumuar energjitë e tyre në një luftë elektorale, që për disa kohë prish strukturën shoqërore të një shteti, identitetin dhe unitetin që e ka shpëtuar më shumë se një herë nga shkatërrimi i sigurtë. Në duhet të pyes veten nëse ekziston mundësia e një kthese, në qoftë se Izraeli mund dhe do të bëjë një përparim për sfidat urgjente, që i duhet të përballet. Për këto pyetje të përgjigjet koha.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment