Nga Portugalia në Turqi: ku fillojnë dhe ku mbarojnë kufijtë e Europës?

portugaliaJohn-David Nahonështë doktor filozofie dhe pedagog në Universitetin Sciences-po, në Paris.

Nëse i referohemi deklaratës së Këshillit të Europës të Laeken-it më 2001-shin për të ardhmen e Bashkimit Europian, duket sikur Europa nuk e ka për qëllim në vetvete të vendosë kufij. I vetmi kufi  që Bashkimi Europian  gjurmon,është ai i të drejtave të njeriut dhe i demokracisë. Bashkimi Europian është i hapur për ato shtete, të cilat respektojnë dhe promovojnë vlerat thelbësore të njerëzimit si zgjedhjet e lira, respekti i minoriteteve dhe shteti i së drejtës. Sipas deklaratës së Laeken-it as gjeorgafia, as historia, as kultura dhe as civilizimi nuk do të formojnë konturet e Bashkimit Europian, të cilat janë në kërkim të universalizimit.

 Një deklaratë e tillë e vë Bashkimin Europian përpara një kontradite, e cila në mënyrë të pashmangshme e kthen ekzistencën e tij në problematike. Një komunitet politik përkon disa limite, të cilat përbëjnë dallimin bashkatdhetarë brenda dhe jashtë shtetit, afrimin e personave të largët midis qytetarëve dhe jo qytetarëve, përjashtimin e fjalës Perandori nga numri njëjës, me qëllim idealizimin të marrëdhënieve ndërkombëtare me potenciale universale. Në këtë rast, cilat kanë qenë arsyet që promovuesit e Bashkimit Europian më 2001-shin janë fokusuar në të ardhmen e Europës, kur ky bashkim i shteteve nuk posedon as kufijtë as identitetet ?

Sipas deklaratës se Laeken-it, as gjeorgafia, as historia, as kultura dhe as civilizimi nuk formojnë konturet e Bashkimit Europian, i cili synon universalizimin, duke u bazuar vetëm tek demokracia, të drejtat e njeriut,  dhe vlerat morale kushtetuese. Duke u përmbajtur kryesisht në këtë argument me çfarë të drejte do t’ia ndalojmë të gjitha shteteve të lira dhe demokratike kërkesën për aderim në këtë Union? Nëse hedhim poshtë faktorët gjeografikë, historikë dhe kulturorë, asnjë argument logjikë nuk mund ta përjashtojë Kanadan, Afrikën e Jugut ose Japoninë të kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Nëse vetëm demokracia dhe të drejtat e njeriut formojnë identitetin e Bashkimit Europian dhe nëse vetem demokracia dhe të drejtat e njeriut gjurmojnë kufijtë e Bashkimit Europian, ekzistenca e tij nuk do të njohë më kufijtë e ligjit. A do të ketë Europa limite apo në këtë mënyrë ajo do të bëhet përfaqësuesja e të gjithë botës?

Përtej pasojave dhe mangësive logjike të një arsyetimi të tillë dhe nëse vëmë në pikëpyetje motivimet e një deklarate të tillë, do të ishte më e dobishme të kuptonim frymën filozofike, e cila gjallëron liderët politikë europian dhe elitat intelektuale të Kontinentit të Vjetër. Pse në të vërtetë liderët e një komuniteti politik mbrojnë principet e një bashkimi politik pa kufij? Pse një ngurrim dhe frikë kaq e madhe për limitet dhe kufijtë e këtij bashkimi?

Shkelja e identiteve kombëtare europiane gjeneron negativitet në konceptin e identitetit. Kritikat e vendosjes  së  kufijve në perëndim gjenerojnë negativitet në konceptin e identitetit personal. 

Shkaku i parë: një mendim mbi tolerancën. Kufiri nuk vendos dot mure por krijon diferencime, shquan dhe nëse është e nevojshme përjashton. Deklarata e Laeken manifeston një dokumentacion ku hiqet dorë nga  përjashtimi  me motive tolerance të palimituara. Por universalizimi, i cili sipas vetë përkufizimit të tij i tejkalon kufizimet, nuk i gjurmon kufijtë.  Të drejtat e njeriut sado universale  të jenë në themel të tyre, nuk kërkojnë dhe nuk duhet t’i gjurmojnë asnjëherë kufijtë. Vetëm një mosmarrëveshje e thellë deri në dëshpërim do të rrezikonte kushtet themelore të kushtetutës dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve politike.

Shkaku i dytë: shkelja e identiteve kombëtare europiane gjeneron negativitet në konceptin e identitetit. Kritika e kufijve në perëndim gjeneron negativitet në koceptimin e kufijve. Por pa ju dhënë një identifikim përmbajtjeve të përbashkëta të civilizimit, Bashkimi Europian do të përfundojë si një treg i madh,  i hapur ndaj të gjitha lëvizjeve dhe rrymave. Si përfundim, do të kishim një deformim historik të kuptimit të vetë historisë, ku Europa do të na dukej gjithnjë e më shumë fajtore në promovimin e ideologjisëndërkufitare, pa identitet dhe pa një të kaluar.

Shkaku i tretë:dëshira për të harruar të kaluarën.  Mbas muzikalitetit universal të intepretimit të kushtetutës  dhe demokratizimit të identitetit dhe kufijve në Bashkimin Europian, dallojmë dëshirën për të fshirë të kaluarën, gjë kjo e lidhur ngushtëme ndjenjën e asimilimit armiqësor ndaj historisë dhe qytetërimeve në të kaluarën.  I bëhet thirrje Europës dhe popujve të saj të mos  e mbledhin korpusin e tyre politik në të kaluarën e tyre të përbashkët, deri në kohën kur të promovohet një hapje integrale,  një hapje drejt botës ku pretendohet toleranca, por jo një hapje më sfond të trefishtë ideologjik si euroskeptizmi,vetëm Bashkimi Europian mëshiron demokracinë, uniformimin e tregut homogjen, në të cilin zbehen dallimet kulturore, politike dhearmiqësitëndajkonceptit tëidentitetit.

Duke hequr dorë nga këto principe thelbësore të komuniteteve politike,  a  do të ishte në gjendje Bashkimi Europian të hiqte dorë gjithashtu nga vetë ekzistenca e tij?

Nëse toleranca  përkufizohet nga pranimi i pluralizmit të diferencës, shtetet demokratike moderne dhe shtetet super nacionaliste demokratike, a do të jenë në gjendje të jenë tolerante? Por në rastin e njëçoroditjeje tëçuditshme, toleranca do të barazohej me hapjen e përgjithshme të kufijve dhe të mos ketë aftësi për të përjashtuar shtete nga gjiri i saj apo do tëvazhdojë Bashkimi Europian të jetë një komunitet i qëndrueshëm politik.“Çdo shoqëri kur zgjedh të jetë e pjesshme dhe e bashkuar, dashur pa dashur kalon në procesin e tjetërsimit. Patrioteti është i vështirë për të huajt, tjetri është veçse një individ asgjë më tepër. Ky shqetësim është i pashmangshëm, por është i dobët, nuk ka forcë. E rëndësishme është të jemi njerëzor me njerëzit me të cilët jetojmë. Në lashtësi spartialiteti ishte ambicioz dorështrënguar dhe i padrejtë, por dizinteresimi, barazia, harmonia fillojë të mbretëronte brenda mureve të saj”. Këto ishin fjalitë me të cilat Roussseau përshkruan gjendjen e vështirë të formimit të qeverive politike jo imperialiste. Përjashtimi me qëllim për të krijuar në trup kolektiv dhe për të përfituar një ekzistencë politike të pavarur, përkthehet në  braktisje të parimin themelor të komuniteteve politike. A do të jetë në gjendje Bashkimi Europian të heqë dorë nga ekzistenca e tij politike për të favorizuar dimensionin ekonomik dhe të bëhet njësh në kuptimin e një perandorie diplomatike dhe ligjore?

Përktheu: J. K

Submit a comment