Neymar dhe Rakitic në dyshim ndaj Malagës

Levante UD v FC Barcelona - La LigaDy futbollistët, Neymar dhe Rakitiç pritet që të mungojnë për Barcelonën në ndeshjen e ardhshme ndaj Malagës. Sulmuesi ka pasur një lëndim të lehtë në kyçin e këmbës ku u detyrua të linte ndeshjen ndaj Levantes në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Rakitiç ka disa probleme në kofshën e majtë.

Të dy këta futbollistë janë stërvitur të diferencuar ditën e sotme dhe me shumë mundësi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Luis Enrike pëe ndeshjen e ardhshme. Asgjë nuk është zyrtare, pasi mjekët kanë siguruar se nuk bëhët fjalë për dëmtime serioze megjithatë, Enrike ka filluar të bëjë llogaritë pa këta dy futbollistë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment