Nëse vendi nuk çlirohet nga e kaluara

mendimiMARIO CALABRESI

Fusha jonë e lojës është bota, por nuk kemi më dëshirë ta themi, përkundrazi do të donim ta mohonim dhe nëse do të kishim mundësi ta harronim atë. “Mjaft me këtë planet global, me Europën, me monedhën e saj dhe të gjitha këto rregulla, mjaft me përpjekjet dhe reformat që janë duke na kërkuar”: këto fjalë, të shqiptuara në mënyrë pak a shumë xhentile dhe në mënyrën që dëshirojmë, janë tashmë një ndjenjë e përbashkët, duke u bërë jehonë në televizion, në bare, në kuzhinat e shtëpisë dhe nga goja e çdo politikani që dëshiron t’i prezantojë si të reja dhe në sintoni me kohën.

Mendojmë se kemi të drejtë – duke pasur parasysh çmimin që jemi duke paguar për një krizë që nuk do të përfundojë – të mbyllemi në shtëpi dhe të rrimë pak në paqe, për të vënë kokën nën jastëk dhe të ëndërrojmë për ditët e bukura që kemi kaluar .

Nëse do të shërbente për diçka dhe nëse nuk do të kishte dëme, nuk do të ishte keq të marrnim pak pushim dhe t’ia lejojmë vetes të shkojë prapa në kohë. Por nuk është kështu: çdo moment që humbasim, që zgjedhim të qëndrojmë në vend, të tërhiqemi ose kur shohim mbrapa, është një rrëshqitje e mëtejshme drejt fundit, një peng i ri në të ardhmen. Debati i javëve të fundit është një fyerje ndaj arsyes, e gjitha e ndërtuar mbi kontestimet e brendshme, ndërsa vendi zhytet në skandale.

 Të premten në Torino, kam dëgjuar gjithë mëngjesin një krahasim mes italianëve dhe gjermanëve nga presidentët e të dy vendeve. Profesorë, diplomatë, biznesmenë, gazetarë, gjithkush ka folur në mënyrë të drejtë dhe pa ndonjë kortezi të rreme, për një marrëdhënie çdo ditë e më të vështirë mes nesh dhe Berlinit.

Zakonisht më irritojnë njerëzit që ulen në karrige dhe na kujtojnë çdo ditë që duhet të bëjmë mirë “detyrat e shtëpisë”, por duke na krijuar një bezdisje përkundrejt atyre që kanë tendencë për të na dhënë mësime, mbeta i goditur nga pasioni me të cilin gjermanët flasin për Italinë dhe për të rinjtë e saj. Shembulli që kisha përpara meje ishte i madh e përfaqësues i shoqërisë gjermane dhe të klasave në pushtet, pësova një mahnitje të përgjithshme, që për disa ishte në një farë mosbesimi për mosreagimin tonë para rënies.

Katër fraza kanë mbetur në fletën që kisha para meje: “Është e pamoralshme papunësia e të rinjve Italianë. Është një skandal të pranosh që pothuajse gjysma e të rinjve janë pa punë, duhet t’i mësoni ata se mund t’ia dalin të ndërtojnë një mundësi. Është e papërgjegjshme që ka të rinj që lënë shkollën pa pasur asnjë perspektivë profesionale. Por si mund të mendoni se nuk mund të rregulloni vendin për fëmijët tuaj. Kur ne kuptuam se ishim në rrezik për të pasur një të ardhme të tillë, kemi bërë reforma të vërteta”. Toni i atij që foli ishte me të vërtetë i shqetësuar dhe kur dola nga salla u mbërtheva në trafik, si pasojë e një greve të përgjithshme. Kam menduar rreth asaj se sa e ka kthyer kokën në të kaluarën, debati ynë i përditshëm, diskutimet, ku ne nuk nxjerrim kurrë kokën jashtë shtëpisë, në të cilën e ardhmja nuk ekziston, sepse askush nuk ka kurajon ta imagjinojë atë dhe veçanërisht për të ndërtuar atë.

 Reforma, “ka nevojë për reforma,” e përsërisim çdo ditë, me një insistim që duket irritues. Fjala tani shkakton alergji, refuzim, por në qoftë se përpiqemi për ta përkthyer me të ardhmen, ajo mund të thotë “për një jetë më të mirë”, që të bëhet një vend normal. Reformat duhet të shërbejnë për të vënë në funksion një Itali pothuajse imobile (e palëvizshme), në të cilën askush nuk investon – as nga brenda as nga jashtë – sepse nuk ka siguri. Një zë gjerman e shpjegoi atë me qartësi matematikore: “Është e pamundur të parashikohet koha e hapjes së një biznesi, askush nuk e di sa duhet për të marrë një leje, një nënshkrim, një certifikatë, askush nuk e di sa kohë duhet për një proces të diskutueshëm, pastaj ka shumë armiqësi e konflikte dhe nuk mund të shihen gjithmonë me dyshim ata që investojnë”. Por pak siguri nuk do të ishte e mire edhe për ne që të paguajmë çdo akuzë të ritualeve, traditave dhe burokracirave që nuk kanë më arsye për të ekzistuar?

Përkarshi reformave ne kemi nevojë për një ndryshim kulturor, për të rinovuar një debat bajat, gazetat dhe televizionet vazhdojnë të lexojnë realitetin përmes lenteve të shekullit të kaluar, për të përfaqësuar palët në terren sipas skemave të tejkaluara. Nëse mendojmë se fjala rritje është një masë e indeksit, na u tha se ne duhet të shpresojmë për uljen e lumtur, për fat të keq për ulje ka shumë, por për lumturi nuk shoh asgjë vërdallë dhe mendoj që është e natyrshme të rritesh dhe të zhvillohesh, sepse unë nuk kam parë kurrë një fëmijë të mos rritet. Ne mbështesim ata që kanë guxim çdo ditë për të hapur një dyqan, ose të shpikë një profesion, t’ia fillojë nga diçka në vend të mos bërit asgjë.

Të përpiqemi t’i bëjmë funeralin të kaluarës që nuk do të kthehet, të lajmë hesapet me pikëllimin, të largojmë fantazmat e së kaluarës dhe mbi të gjitha të lëmë mënjanë një konflikt vetëvrasës që ka shkatërruar shumë herë Italinë.

 

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment