Në tavolinën e punës ka më shumë se 10 milionë baktere

puneNjë punëtor gjatë orarit të tij të punës, brenda një dite në tavolinën e punës vjen në kontakt me më shumë se 10 milionë baktere të ndryshme, të cilat përhapen në sipërfaqen e punës, tastierë, maus apo dorëzën e telefonit, e cila është për 400 herë më shumë se sa në vaskën e WC-së, thonë studiuesit e universitetit britanik Salford.

Vetëm nga tastiera e kompjuterit veprojnë rreth 7500 organizma të fshehur, të cilët mund të jenë shkaktarë të sëmundjeve të shumta, prandaj ekspertët vazhdimisht paralajmërojnë se mungesa e higjienës është njëra nga arsyet e shpeshta se pse punëtorët përfundojnë në pushim mjekësor.

Me këtë studim kanë konstatuar se kushtet jo higjienike në ambientin e punës, janë shkaktar i humbjes së miliona orëve të punës për shkak të gripit, ftohjes dhe një varg sëmundjesh tjera, të cilat në këtë mënyrë lehtë dhe shpejt përhapen. Ky studim ka treguar se bakteret në këto vende të përmendura, mund të mbijetojnë edhe deri në 24 orë, që do të thotë se me pastrimin e rregullt, mund të eliminojmë së paku gjysmën e problemit, respektivisht të zbusim rrezikun e bartjes së infeksionit. Mirëpo, 20 për qind e personave të përfshirë në këtë studim, kanë deklaruar se kurrë nuk e kanë pastruar mausin e tyre. 

Submit a comment