Në Shqipëri 36 shtëpi botuese për librin shkollor në SHBA 13

shtepi botueseShtetet e Bashkuara të Amerikës me një popullësi prej 317 milion banorë kanë vetëm 13 shtëpi botuese për librin shkollor, ndërsa Shqipëria, vetëm një thërrime në hartë për 2 milionë e 800 mijë banorë ka 32 të tilla.

Një situatë e tillë paradoksale e ka shëndërruar altertekstin vetëm në një biznes fitimprurës.

Eksperti i Ministrisë së Arsimit Agim Leka që këshillon Ministren Nikolla për këtë çështje pranon se situata me librat shkollor është konfuze dhe jashtë kontrollit.

“Alterteksti ka krijuar konfuzion në sisitemin parauniversitar. Problemi numër një ishte se në emër të alterantivës cilësia ka lënë shumë për të dëshuar “.

Por fillimi i shkollës është shumë afër dhe koha nuk mjafton për ta zhdukur altertekstin.

“MAS nuk është për të krijuar tekste, problemi është që në dorë nxënësit të kenë cilësi të teksteve siç i kanë nxënësit e Italisë, Francës . MAS po punon dhe po kapërcen hapat një pas një në mënyrë që vitin e ardhshëm tekstet të jenë më të mira” sqaron eksperti Leka.

Një hap i parë është bërë gjithsesi për ti dhënë fund abuzimit edhe financiar në kurriz të fëmijëve.
“Sivet për herë të parë përzjedhja e teksteve është bërë vetëm nga mësuesit. Nuk kanë qënë nën presion as të drejtorëve as këshilltarëve të ministrit. Kjo ka bërë që 120 tekste me cilësi të dobët u ra dakord që ato të mos ishin më në duar të nxënësve.” Shton këshilltari i ministres.

Ndërsa pritet që vitin e ardhëm të ketë limite të botimeve. Ajo që kuptohet është se alterteksti nuk është një fenomen i destinuar për tu zhdukur përfundimisht, por shtëpitë botuese nuk do të nxjerrin në treg për një titull 6 alternativa por vetëm dy ose më pak. Alterteksit ka disa vite që është futur në sistemin parauniversitar por botime me qëllime financiare kanë bërë që në bankat e shkollës nxënësit të mësojnë pa cilësi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment