Në qytetin e Korçës po punohet në ngritjen e terreneve sportive

sh

Në nisje të vitit të ri shkollor, në qytetin e Korçës ka nisur puna per ndertimin e disa terreneve sportive. Kështu, po punohet në terrenin sportiv në shkollën “Raqi Qirinxhi” pjesë e projektit të madh të Parkut “Rinia”.

Shumë shpejt do të fillojë puna për ndërtimin e terreneve sportive  edhe në disa shkolla të tjera të qytetit. Terrenet sportive qe po ndërtohen perfshijnë shkollat “Sotir Gurra”, “Demokracia”,”Naum Veqilharxhi” si edhe Kompleksin e Shkollave në rrugën “Ajet Gjindolli”. Ky është një projekt i Bashkisë së Korçës që do të realizohet brenda vitit 2014.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment