Në prag të dialogut BE-Shqipëri, Gjosha i kujton politikës: Bashkëpunimi kusht

lajdaMinistrja e Integrimit, Klajda Gjosha, inisiatorja e ngritjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, fton edhe një herë opozitën të mos bojkotojë strukturën integruese.

“Nuk mendoj se është për tu refuzuar ftesa, sepse në fund të fundit opozita jo vetëm është pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit, por është edhe në krye të saj, bashkë me zonjën Dade që vjen nga mazhoranca dhe për mendimin tim kjo sjell një bashkëpunim më të thellë mes dy palëve dhe ndihmon dialogun politik sepse drejtohet një nga këshillat më të rëndësishme që do të ngrihet së shpejti”, tha Gjosha.

Por edhe pse ngritja e këshillit u shty, pikërisht për t’i dhënë kohë opozitës, duket se mundësitë e kompromisit janë të pakta. Ndërsa demokratët kërkojnë drejtimin e Këshillit, referuar modelit kroat, për Gjoshën, drejtimi i Këshillit, ka pak rëndësi.

“Nuk ka rëndësi drejtimi i Këshillit, por mirëfunksionimi i tij dhe çuarja përpara e reformave që do të ndërmarrë vendi në muajt në vijim”, tha Gjosha për Ora News.

Në prag të dialogut të 4 të nivelit të lartë Shqipëri-BE, Gjosha kujton se bashkëpunimi politik do forcohet si kusht për të përparuar në rrugën integruese.

“Është një nga kushtet, sa vjen do të bëhet kusht edhe më i rëndësishëm për një arsye të vetme sepse nuk është vetëm mazhorancë që ka për detyrim për të përmbushur reformat, por është edhe një detyrë e opozitës, sepse ata mund të japin opsionin e tyre për çdo reformë dhe çdo vendimmarrje që sot merr qeveria shqiptare”, u shpreh ministrja

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment