Në Kabul mbahet gara e mësimit përmendësh të Kur’anit për gratë

kuranNjë garë për mësimin përmendësh të Kur’anit të Shenjtë është mbajtur për gratë në Kabul të Afganistanit.

Sipas ueb faqes kabul.icro, zyra kulturore e xhamisë Imam Zaman në Kabul ka organizuar garën me qëllim të promovimit të aftësive Kur’anore të grave në këtë rajon.

Njëzetë memorizuese femra të Kur’anit morën pjesë në këtë garë, më 11 dhjetor.

Zyra kulturore e xhamisë është përfshirë në mënyrë aktive në fushat fetare dhe Kur’anore që ofrojnë mundësi të promovimit kulturor dhe fetar të grave dhe familjeve afgane.

Submit a comment