Në fund shtatori në Tiranë dialogu i nivelit të lartë

kuvTre muaj pas marrjes së dritës jeshile nga KE, Brukseli dhe Tirana zyrtare , do të ulen në tryezën e radhës të dialogut të nivelit të lartë, e para, qëkurse Shqipëria mori statusin e kandidatit.

Në fund të shtatorit, përballë eurokomisionerit Stefan fule, politika do të japë llogari për arrijet e kryera që nga takimi i fundit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionerit në detyrë për Zgjerim, Peter Stano.

“Është rënë dakord me partnerin tonë, Shqipërinë që do takohemi rregullisht për vazhdimin e dialogut të lart për prioritetet kyçe. Në fund të shtator do mbajmë një raund tjetër dialogut. Tryeza, do të bëjë nje vlerësim se çfarë është arritur në këto pak muaj.

Kur Komisioni rekomandoi statusin, ne nënvizuam se çfarë prisnim nga Shqipëria sa i përket reformave që janë bërë deri tani dhe çfarë duhet bërë me vonë, duke u fokusuar në prioritetet kyçe, administrata, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe bashkëpunimi në Parlament mes palëve politike, eshtë shumë e rëndësishme. Pra partneret shqiptarë e dinë se çfarë pritet që ata të bëjnë, dhe ata po punojnë”, shprehet ai.

Zëri zyrtar i Brukselit, ka një mesazh edhe për politikën, veçanërisht për opozitën, jashtë parlamentit.

“Ne e kemi nënvizuar shumë shpesh, veçanërisht për Shqipërinë, nevojën për dialog konstruktiv në Parlament. Në çdo qeveri demokratike parlamenti, është vendi për të shkëmbyer këndvështrime dhe opinione për atë që është më e mirë për vendin. Kjo duhet mbajtur parasysh. Ne konsiderojmë se reformat në Shqipëri duhet të jënë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirja arrihet vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes partnerëve kryesore, pra mes qeverisë dhe opozitës.

Ajo që duhet është dialogu, dialogu ne Parlament, që është plaftorma natyrale në çdo shoqëri paralmentar, por edhe pergjegjësia për të vënë interesin e vendin mbi çdo interes tjetër. Pra, transparencë dhe respektim i ligjit dhe Kushtetutës duhet të jetë prioritet. Çdo aktor, duhet të jetë i përgjegjshëm për mënyrën se si funksionon demorkacia, në vendet europiane pra ,dialog kontruktiv, angazhim dhe gjithëpërfshirje”, vijon ai.

Stano i cilësoi spekulime raportimet e mediave se KE pas zgjedhjes së Junker, nuk do të ketë më një Komisioner për Zgjerimin, duke deklaruar se përbërja e re e KE do bëhet me dije javët në vijim. Por, në çdo rast ,thotë zëdhënësi, vendet, që aspirojnë integrimin, nuk duhet të cedojme në vazhdimin e reformave, pasi zgjerimi nuk do të ndalet.

Intervista e plotë:
1-Muaji shtator, është përcaktuar si muaji kur do të zhvillohet tryeza e radhës së dialogut të nivelit të lartë, BE-Shqipëri? A është rënë dakord për një datë?

Stano: Është rënë dakord me partnerin tonë, Shqipërinë që do takohemi rregullisht për vazhdimin e dialogut të lart për prioritetet kyçe.Sikurse e mbani mend, dialogu i fundit u mbajt në pranverë dhe në fund të shtator do mbajmë një raund tjetër dialogu.Është shumë e rëndësishme të punojmë me partnerët tanë shqiparë, për t’i ndihmuar në realizmin e reformave dhe priroiteteve që janë të rëndësishme për Shqipërinë në procesin integrues.

2-Pra në fund të shtatorit?
Stano: Po përpiqemi ta organizojmë në fund të shtatorit. Sapo takimet të jenë konfirmuar, ne do të komunikojmë datën e saktë. Nuk ka arsye të mendohet se nuk do mbahet kjo tryezë.

3- Kjo do të jetë tryeza e parë mes Shqipërisë dhe unionit, pas marrjes së statusit të kandidatit nga Shqipëria. Cfarë pritet të ndryshojë në axhendën e bisedimeve?

Stano: Nuk do ndryshojë axhenda, se është thënë, pra për të ndihmuar dhe mbështetur përpjekjen e partnerëve shqiptarë, pra qeveri dhe opozitë në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe reformave. Edhe raundi i radhës, do të bëjë një vlerësim se çfarë është arritur në këto pak muaj.Dialogu do të mbyllet me konkluzionet.Shqipëria mori statusin e kandidatit në qershor, një vendim shumë i rëndësishem i vendeve BE, tashmë po përgatitet për nisjen e negociatave.Në këtë proces, që Komisioni të rekomandonte statusin, ne nënvizuam se çfarë prisnim nga Shqipëria sa i përket reformave që janë bërë deri tani dhe çfarë duhet bërë me vonë, duke u fokusuar në prioritetet kyçe, administrata, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe bashkëpunimi në Parlament mes palëve politike, eshtë shumë e rëndësishme. Pra partneret shqiptarë e dinë se cfarë pritet që ata të bëjnë, dhe ata po punojnë. Ne do përballemi bashke me sfidat, pra të gjejmë rrugët si mund të ndihmojmë Shqipërinë në arritjen e suksesit. Pra nuk do ketë ndryshim të axhendës, por zhvillim, zgjerim të saj, për të arritur qëllimin, afrimin sa më shpejt të kohës kur do të hapen negociatat.

4-Ju përmendët nevojën për dialog mes palëve, por opozita tashmë është jashtë Kuvendit.

Stano: Ne e kemi nënvizuar shumë shpesh, veçanërisht për Shqipërinë, nevojën për dialog konstruktiv në Parlament. Në çdo qeveri demokratike parlamenti, është vendi për të shkëmbyer këndvështrime dhe opinione për atë që është më e mirë për vendin. Kjo duhet mbajtur parasysh. Ne konsiderojmë se reformat në Shqipëri duhet të jënë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirja arrihet vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes partnerëve kryesore, pra mes qeverisë dhe opozitës. Ajo që duhet është dialogu, dialogu ne Parlament, që është plaftorma natyrale në çdo shoqëri paralmentar, por edhe pergjegjësia për të vënë interesin e vendin mbi çdo interes tjetër. Pra, transparencë dhe respektim i ligjit dhe Kushtetutës duhet të jetë prioritet. Çdo aktor, duhet të jetë i përgjegjshëm për mënyrën se si funksionon demokracia, në vendet europiane pra,dialog kontruktiv, angazhim dhe gjithëpërfshirje.

5-Presidenti i zgjedhur i KE, Jean Claude Juncker, ka paralajmëruar se nuk do të ketë më Komisioner për Zgjerimin, çfarë do të thotë kjo, se i gjithë Ballkani do të hyjë në bllok ne BE, dhe kjo mund të ndodhë vetëm pas 5 vjetësh?

Stano: Së pari, gjithçka është thënë dhe shkruar sa i pëket përberjes së re së KE, është spekulim. Presidenti i KE, po përfundon përberjen e re të KE, sot ai bëri disa intervista për eurokomionsierët. Por ky vendim nuk është marrë ende. Prandaj është shumë e parakohshme të flasësh, nëse do ketë Komisioner Zgjerimi apo jo. Pra, është spekulim,vendimi do të jepet në javët në vijim. Duhet të presim.Ndërkohë, duhet të shtoj, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë europiane. Është thënë vazhdimisht, u nënvizua edhe në Konferencën e Ballkanit në Berlin, 2 javë më parë. Pra ka një prespektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar BE, në kohën që do jenë gati. Pra nuk ka vend për frikë, se procesi i zgjerimit do të ngadalësohet, sepse vendet e BE, që e drejtojnë procesin, e cilësojnë politikën e zgjerimit si politikë kryesore dhe të suksesshme. Zgjerimi do të vazhdojë, sepse kjo është nënvizuar dhe thënë nga vendet anëtare.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment