Në fazën e parë dy skuadrat barazonin pa gola në kryeqytet, por nga ajo sfidë ekipet kanë ndryshuar jo pak në renditje.

Tirana SkenderbeuNjë e shtunë e zjarrtë në javën e 16-të të Superiores, që vendos përballë pretendentët për titull në Tiranë por dhe në Vlorë, ku Flamurtari luan një mundësi të mirë për t’u rikthyer në valle teksa pret Partizanin e vendit të parë. Në fazën e parë dy skuadrat barazonin pa gola në kryeqytet, por nga ajo sfidë ekipet kanë ndryshuar jo pak në renditje, me të kuqtë e Duros që janë ngjitur ndjeshëm e vlonjatët që kanë rrëshkitur në renditje. Derbi i fituar me Tiranën me siguri ka shtuar dozat e moralit te ekipi i Duros, që ka dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Flamurtari vjen pas një fitoreje me Elbasanin e një barazimi me Lacin dhe duket se ka rigjetur pak formën e një skuadre të madhe, ndërkohë që Ramella për këtë ndeshje do të ketë në gadishmëri dhe portierin Ilion Lika.

Në orën 13:00 Tirana do të luajë ndërkohë në “Qemal Stafan” e boshatisur me kampionët në fuqi të Skënderbeut. Sfida u vendos fillimisht të luhej në Elbasan, por drejtuesit bardheblu ndryshuan mendje, në momentin që FSHF miratoi kërkesën e tyre për t’u transferuar në stadiumin e kombëtares. Takimi i fazës së parë në Korcë përfundoi në barazim 0-0 duke konfirmuar deri diku dhe barazitë në forca mes dy formacioneve. Bardheblutë nuk kanë kaluar një javë të lehtë pas disfatës në derbi dhe ndeshja me Skënderbeun mund të jetë ajo e duhura për të ndryshuar. Korcarëve do t’i rikthehen Blendi Shkëmbi dhe Gerard Progni, që munguan në ndeshjen e javës së kaluar me Teutën, ndërsa mungojnë Vangjeli që u ndëshkua me të kuq ndaj durrsakëve dhe sulmuesi Diego Martins.

Në Shkondër Vllaznia synon t’i bëjë katër fitore radhazi por me Lacin nuk pritet ta ketë të thjeshtë ndërsa derbi i mbijetesës, mund të konsiderohet ai që do të luhet në Fier, mes Apolonisë dhe Elbasanit.

Submit a comment