Në Evropë, po shtohen sulmet ksenofobike


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Ozan Ceyhun “Daily Sabah”

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Koburgut, me kërkesë të Fondacionit Bertelsman në Gjermani, “Gjermania ka nevojë për 260.000 emigrantë çdo vit, deri në vitin 2060”. Çdo vit, 146.000 emigrantë duhet të jenë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ekonomia gjermane, me një fuqi punëtore në rënie, ka nevojë për një fluks të vazhdueshëm emigrantësh. Sot në Gjermani, sidomos në fushën e ndërtimit, kjo mungesë po ndihet shumë. Për shkak të ekonomisë së mirë, kompanitë e ndërtimit kanë mjaftueshëm punë, dhe nuk kanë luksin ta çojnë një projekt deri në 3 vjet.

Por ata nuk janë në gjendje të gjejnë mjaftueshëm punëtorë. Kështu, projektet ose kanë pengesa, ose nuk fillojnë në kohën kur është planifikuar. Në të gjithë BE-në, këtë problem e zgjidhin zakonisht ankandet.

Jo vetëm Gjermania, por edhe shumë shtete anëtare të BE-së, kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar, ose punëtorë që mund të trajnohen në shumë fusha të biznesit; dhe kjo nevojë po vjen duke u rritur. Në vitin 2015, fluksi masiv i refugjatëve sirianë në Bashkimin Evropian, ishte një problem i madh për shumë vende anëtare të BE.

Shumë vende anëtare të BE-së, u “habitën” në veçanti nga përket refugjatët që vinin në këmbë nga Ballkani. Sot për shkak të “marrëveshjes së refugjatëve”, të nënshkruar me Turqinë, dhe falë Turqisë, BE-ja nuk e ka më një problem të tillë.

E megjithatë, ekziston një nevojë e qartë për emigracionin e organizuar në mënyrë profesionale. Për emigrantët jashtë BE-së, nevojitet një ligj i duhur i emigrimit në BE, me viza vjetore. Deri tani, kjo ka rezultuar një praktikë e mirë.

Megjithatë, një forcë e pamjaftueshme punëtore, nuk është problemi i vetëm për ekonominë e BE-së. Një problem serioz, është edhe rritja e racizmit. Emigrantët e nevojshëm për ekonominë, kanë shqetësime gjithnjë në rritje për mirëqenien dhe jetën e tyre. Dhe kanë plotësisht të drejtë.

Një shembull, është një ngjarje e kohëve të fundit në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Në qarkun Helersdorf, një fëmijë 12-vjeçar u sulmua në një fushë sportive, vetëm sepse ai ishte një “i huaj”. Një berlinez 12-vjeçar u pyet “A është apo jo i huaj?”, dhe “iu nënshtrua sjelljeve raciste” nga një grup njerëzish, dhe në fund u rrëzua përtokë. Kur i tregoi nënës së tij për këtë ngjarje, policia e Berlinit u vu në lëvizje. Ajo ka shpallur në kërkim sulmuesit racistë.

Sërish në Berlin, në qarkun Nojkëln, një vajzë 12-vjeçare u sulmua nga një “grua raciste”. Gruaja u përpoq t’i hiqte me forcë shaminë që vajza mbante në kokë, por nuk u kënaq me kaq. Ajo gjithashtu u përpoq t’i injektonte në trup një shiringë të mbushur me gjak, dhe e kërcënoi vajzën me përdorimin e “gazit lotsjellës”.

Për shkak të këtyre sulmeve, vajza pësoi lëndime të lehta. Sërish në kryeqytetin gjerman, ku ndodhën të gjitha këto sulme, në qarkun Marzahn, një racist sulmoi dy vajza siriane, të moshës 15 dhe 16-vjeçe. Ai i ofendoi vajzat duke i thënë:”Të huaj të ndyrë, hiqini shamitë dhe ikni prej këtej!”.

Madje i qëlloi ato me grusht në fytyrë. Vajzat u plagosën, dhe u vunë në kujdesin e mjekëve. Një hetim policor i këtyre tre ngjarjeve, është në vazhdim. Këshilltari i qeverisë federale në Berlin, Sausan Çebli, gjerman me origjinë palestineze tha:”Nëse vajzat myslimane po sulmohen për shkak të shamive, kjo nuk mund ta quhet ksenofobi. Kemi të bëjmë me një armiqësi dhe racizëm të hapur ndaj Islamit”. Dhe ai ka të drejtë.

Në të gjithë BE-në, objektivi kryesor i rritjes së racizmit dhe i sulmeve raciste janë myslimanët. Në Berlin, në vetëm një fundjavë të vetme, ndodhën 3 sulme. Mjerisht, në të gjithë BE-në, policia nuk është në dijeni të shumicës së sulmeve të tilla.

Shumë viktima, nuk janë në gjendje të bëjnë padi në polici, për shkak të frikës. Unë e kuptoj frikën e tyre. Sipas një studimi, në zgjedhjet e reja të Parlamentit Europian që do të mbahen më 23 dhe 26 maj, grupimi i tretë më i fortë në PE, pritet të jenë partitë e ekstremit të djathtë.

Një situatë e tillë, nuk na habit më. Partitë e ekstremit të djathtë, që kërkojnë vota me slogane raciste, janë pjesë e organeve politike në pushtet në Itali, Austri dhe Finlandë për shkak të koalicioneve. Në BE, ne shohim një politikan të së djathtës ekstreme që është bërë Ministër i Brendshëm i Italisë. Në shumë parlamente evropiane, partitë e ekstremit të djathtë mbajnë poste të rëndësishme.

Në Evropë, racizmi dhe sulmet raciste, janë një kërcënim i madh për ekonominë evropiane. Nëse ai nuk mund të frenohet, BE-ja nuk do të jetë më një vend tërheqës për emigrantët. Koha për ruajtjen e demokracisë në Evropë dhe BE, është pikërisht tani. Të gjithë demokratët duhet të punojnë bashkë kundër racizmit dhe sulmeve raciste. Shpresojmë që Zoti të garantojë që ata të kenë sukses.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment