Në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

vrima e ozonitTema e këtij viti në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit është “Mbrojtja e Shtresës së Ozonit: Misioni Vazhdon”. Si rezultat i masave të marra nga Protokollit të Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

Zbulimet e fundit shkencore zbulojnë rëndësinë e Protokollit të Montreal. Pa Protokollin dhe marrëveshjet e lidhura, substancat që ndikojnë në hollimin e Ozonit në atmosferë mund të ishin rritur dhjetëfish deri në vitin 2050. Veprimet e përbashkëta kanë parandaluar miliona raste të kancerit të lëkurës”, shkruhet në mesazhin e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në shënim të ditës së sotme.

Ai porositë që të bëjmë përpjekje për të ruajtur shtresën e Ozonit. Protokolli i Montrealit shkruan Ban Ki Moon, ka treguar aksion në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu, edhe sektorin privat, për të arritur rezultate për të mirën e përgjithshme. Të mësojmë prej këtij shembulli dhe aplikoni këtë mësim si detyrë urgjente për të adresuar sfidën e klimës porositë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Më 1994 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, e cila kujton datën e nënshkrimit, në 1987, të Protokollit në Montreal mbi substancat që e hollojnë shtresën e Ozonit.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 – 40 km mbi sipërfaqen e tokës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment