Ndotja dëmton trurin

Brain-wavesStéphane Foucart

Fëmijët, të cilët janë të ekspozuar në nivel të lartë pranë produkteve kimike (phtalates) kanë një koefiçent mesatar të inteligjencës (QI), i cili është 6 herë më i ulët se sa fëmijet të cilët nuk janë të ekspozuar. Ky konstatim shqetësues është rezultat i një studimi afatgjatë, i kryer nga hulumtuesit e universitetit të Columbias në Neë York dhe më pas u publikua në revistën PLoS One.

Phtalates janë plastifikues, të cilët gjenden në shumë produkte të jetës së përditshme, si artikuj PVC, në tekstile të papërshkueshme nga uji, në artikuj prej lëkure sintetike, tek buzëkuqët, gozhdët, tek bombat, bojërat   apo edhe shampot. Kjo përbërje është e ndaluar të gjendet tek lodrat e fëmijëve në SH.B.A dhe në Europë. Por asgjë konkrete nuk është bërë deri më sot për parandalimin e ekspozimit të femrave shtatzëna në këtë rast. Pjesë e studimit ishin 328 femra nga Nëy York-u, të cilat u analizuan në tre-mujorin e parë të shtatzanisë së tyre, me qëllim që të analizohej përqendimi i kimikateve (phalates). Testi i koefiçentit të inteligjencës, i cili u krye tek fëmijçt e tyre në moshën shtatvjeçare rezultoi se 25% e fëmijëve të lindur nga nënat të cilat kishin qenë më shumë në kontakt me produkte kimike, inteligjenca e tyre ishte relativisht 6.6 deri më 7.6 pikë, më pak se një e katërta e fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kishin qenë shumë në kontak më përbërës kimik. Gama e këtyre përqendrimeve nuk është e pazakontë, duke parë përqendrimin në këtë shkallë kombëtare dhe duke parë matjet nga qendrat e kontrollit të parandalimit të sëmundjeve. Dallimet e dukshme midis madhësive të diferencave të koefiçentit të inteligjencës janë me të vërtët shqetësuese, thotë Robin Ëhyatt, i cili ka drejtuar studimin. Një rënie prej gjashtë ose shtatë pikësh mund të ketë pasoja të rëndësishme në arritjet akademike dhe në performancat shkollore dhe profesionale të këtyre fëmijëve. Ky studim është vetëm njëri prej të shumtëve, të cilët datojnë në punimet e kryera mbi zhvillimin celebral, përkundrejt ndotjes së ambientit. Rritja e rasteve të autizmit mund të jetë një nga shenjat e para, që vërteton se këta fëmijë preken nga këto infektime të produkteve kimike, përpara se të lindin. Nga të gjitha sëmundjet jo ngjitëse, autizmi është një sëmundje, frekuenca e së cilës po rritet me hapa të mëdha. Hapat janë kaq të mëdha sa është e vështirë të besohet. Në mars, qendrat e Disease Control  Prevention (CDC) kanë bërë publike vlerësimet e fundit  të prevalencës së çrregullimeve të spektrit autik tek vajzat dhe djemtë e moshës 8-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas këtyre shifrave 1 në 68 fëmijë është i prekur nga ky grup sëmundjesh, i përbërë nga sindromat   Rett dhe Asperger.  Në të gjithë këtë studim, më mbresëlënëse nuk është numri i lartë në vetvete por shpejtësia e këtij evoluimi. Shpejtësi kjo, e cila është 30% më e lartë se ajo e botuar vetëm dy vjet më parë (1 në 88 fëmijë). Shifra është dyfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit, deklaron po i njëjti burim i studimit. Gjatë 20 viteve të fundit, të dhënat amerikane sugjerojnë një rritje pothuajse të veçantë të këtyre simptomave, të cilat janë 30-fishuar nga vitet 1970 tek personat e diagnostikuar.

Çrregullime të tjera të sjelljeve neurotike janë gjithashtu në rritje të shpejtë në vitet e fundit. Jashtë hiperaktivitetit dhe vëmendjes çrregullimet kanë prekur, sipas shifrave nga CDC, 7.8% të  fëmijëve midis moshës 4 dhe 17 vjeç në vitin 2003. Kjo normë është rritur në 9.5% në 2007 dhe 11% në vitin 2011 për krahasim me  Francën ku frekuenca e tyre vlerësohet në mes të 3,5 dhe 6% për  fëmijët midis moshës 6-12 vjeçare.

Në revistiën shkencore “Human Intelligence and Mental” theksohet se kjo rritje e shpejtë e frekuencës së shqetësimeve të sjelljes neurotike është në pjesën më të madhe rrezultat i ndotjeve kimike të shpërndara në natyrë të cilat prekin kryesisht gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Sipas biologjistëve, e gjitha kjo është thjesht situata emergjente e problemit, problem i cili ka të bëjë me erozionin e aftësive njohëse të gjeneratave të reja si pasojë e situatës në rritje të ekspozimit të metaleve të rënda dhe kimikateve.

Vitet e fundit ky subjekt është në qendër të publikimeve të shumta shkencore në lidhje të drejtpërdrejtë me mjedisin, thekson Philippe Grandjean, i cili është profesor i mjekësisë ambientale në Universitetin e Harvardit.

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment