Ndoka: Meta padron i Kuvendi, nuk më la të flisja, e mbylli seancën

nard ndokaKryetari i Partisë Demokristianë, Nard Ndoka ka akuzuar kryeparlamentarin Ilir Meta se e ka kthyer Kuvendin në pronë private. Sipas Ndokës, i cili është i vetmi opozitar që merr pjesë në punimet parlamentar, ditën e sotme Ilir Meta i ka hequr të drejtën e fjalës në Kuvend, duke e mbyllur seancën.

Në një postim në rrjetin social FB, Ndoka shprehet se edhe pse ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim në Kuvend për “Për kordinimin ndërmjet institucioneve dhe protokollit të shtetit, të Kishës Katolike Shqiptare dhe Vatikanit”, mbi viziten e Papa Franceskut në vendin tonë, Meta vepron si padrino i Kuvendit duke ia mohuar këtë të drejtë.

“Kuvendi si prone private e Ilir Metës. Mazhorancë në kaos, mungese respekti për ligjin, për rregulloren e Kuvendit, për opoziten, për deputetin. Sa keq, sa turp! Sot shkova në Kuvend, jo per të thyer bojkotin e opozitës, por për të mbajtur një deklarate dhe për të bërë një propozim për ngritjen e një Komisioni Parlamantar “Për kordinimin ndermjet institucioneve dhe protokollit te shtetit, te Kishës Katolike Shqiptare dhe Vatikanit”, mbi viziten e Papa Franceskut në vendin tonë. Megjithse isha deputeti i vetem opozitar ne salle, megjithse u regjistrova për të mbajtur fjalën sipas rregullores së Kuvendit, megjithse kam të drejtën time ligjore për të marrë fjalën, kjo per fatin e keq nuk ndodhi! Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili mendon dhe vepron si padrino i Kuvendit, në menyre te papritur mbylli seancën parlamentare duke me hequr mundësinë e fjalës.”

Kreu i Demokristianëve e cilëson këtë veprim të Metës si arrogant, megjithëse ai shprehet se është kundër bojkotit. Sipas Ndokës kjo nuk është një mënyrë e mirë për të pritur Atin e Shenjtë.

“Megjithse unë personalisht dhe partia që drejtoj jemi kundër bojkotit, veprimi arrogant i Ilir Metes, të bind se kjo mazhorancë nuk e njeh opozitën si partnere dhe vlerë politike në demokraci, nuk respekton fjalën e lirë, nuk respekton ligjin dhe kushtetutën, por sillet me psikologji dhe mentalitet totalitarist dhe të rrezikshëm. Kjo nuk është një mënyrë për të pritur Atin e Shejtë, i cili vjen në Shqipëri për të sjellë paqe, bashkëpunim e solidaritet midis njerëzve me besime dhe bindje politike të ndryshme. Zoti e faltë Metën edhe për këtë mëkat të radhës!”

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment