Ndërron jetë Mbretëresha e Belgjikës

Queen Fabiola of Belgium dies aged 86Lajmi për vdekjen e Mbretëreshës së Belgjikës Fabiola, është komunikuar nga Pallati Mbretëror. Ajo ndërroi jetë në kështjellën Stuyvenberg në Bruksel, në moshën 86 vjeçare.

Fabiola, emri i plotë i të cilës ishte  Fabiola Fernanda Maria de las Victorias Antonia Adelaida de Mora y Aragon. Ishte mbretëresha e Belgjikës për më shumë se tridhjetë vjet martesë me bashkëshortin Baldwin I, i cili vdiq në 1993.

Që nga ajo kohë Titulli i saj ishte “Madhëria e saj Mbretëresha Fabiola e Belgjikës”. Fabiola ka lindur në Madrid më 11 qershor 1928, e bija e tretë e Don Gonzalo de Mora Fernández y Riera del Olmo, conte di Mora, marchese di Casa Riera (1887-1952) dhe Blanca de Aragón y Carrillo de Albornoz, Barroeta-Aldamar y Elío (1892-1981).

Më 15 dhjetor 1960 ajo u martua, në Bruksel me belgun Baudouin I, i biri i Mbretit Leopold III dhe mbretëreshës Astrid, Princeshës së Suedisë. Çifti mbretëror nuk kishte fëmijë

 Përgatiti: Geraldo Xhika

Submit a comment