Ndërpitet energjia elektrike, raste të lidhjeve të jashtëligjshme

ereNdërpriten 483, 943 raste të lidhjeve të jashtëligjshme, 935 raste proçedohen penalisht.

Task Forcë për energjinë publikon rezultatet e punës së 6-mujorit të parë të vitit 2014 

Task-Forca për energjinë e ngirtur pranë Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë ka ndërprerë 483, 943 raste tё lidhjeve tё paligjshme dhe debitore ndaj OSHEE, ku Tirana është në vendin e parë me 154,425 raste. Ndërsa të tjerat janë; Elbasan  80,401; Durrёs  48,707; Shkodёr 40,618; Fier 29,757; Vlorё 28,320; Dibёr  20,173; Lezhё 20,089; Korçё 19,970; Berat  18,057; Gjirokastёr 16,821; Kukёs 6,602.

Nga sa më lartë, janë denoncuar nё prokurori 935 raste nё tё gjithё vendin. Në Shkodёr jane denoncuar 291 raste, në Fier 129, Durrёs 105 raste, Vlorё 88, Kukёs 85, Elbasan 68, Tiranё 59, Korçё 57, Dibёr 32, Berat 18, Gjirokastёr 2, si dhe në Lezhё nje rast.

Burime pranë kësaj Task-Force kanë bërë të ditur edhe të ardhurat e mbledhura në gjysmën e parë të vitit. Tё ardhurat nё këtë 6-mujor jane 45 milion USD mё shumё krahasuar me tё njёjtёn periudhё tё njё viti mё parё. Në muajt e parё tё vitit 2013 janë mbledhur 22,132,074,505 lekё, ndërsa në muajt e parё tё vitit 2014 janë mbledhur nga Task Force, 26,640,642,209 lekё.

Po ashtu, Task-Forcë ka zbardhur humbjet në rrjet për të njëjtën periudhë, ku për vitin 2014 rezulton një rënie e humbjeve me 7.3% të sasisë së energjisë së disponueshme në konsum. Konkretisht bëhet me dije se niiveli i humbjeve nё rrjet nё gjysmёn e parё tё vitit 2013 ishte 45.7%, ndërsa niveli i humbjeve nё rrjet nё gjysmёn e parё tё vitit 2014 është 38.4%. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment