Nderohen memorizuesit e moshuar të Kur’anit në Arabinë Saudite

kuranTri gra të vjetra që mësuan përmendësh Kur’anin e shenjtë do të nderohen në një ceremoni të planifikuar nga Shoqata për mësimin përmendësh të Kur’anit në provincën Afif, të Arabisë Saudite.

Sipas ueb sajtit alweeam, ceremonia do të organozhet për të nderuar studentet e kësaj shoqate që kanë mësuar përmendësh Kur’anin e Shenjtë.

Midis këtyre studentëve janë tri memorizuese të Kur’anit të moshës më të lartë se 70 vjeçare.

Ceremonia do të mbahet më 9 dhjetor në Qendrën për trashëgimi në bashkëpunim me Zyrën e Arsimit të kësaj province.

Njëra nga tri gratë në një intervistë tha se asaj iu deshën 13 vjet për të mësuar përmendësh Kur’anin me ndihmën e Zotit.

Submit a comment