NBA: Miami mundet nga Washington Wizards

nbaJohn Wall me 20 pikë dhe 10 asist dhe Nene, i ardhur nga stoli, gjithashtu po me 20 pikë ishin më të mirët në parket për skuadrën kryeqytetase.

Miami Heat vazhdon serinë e rezultateve negative në shtëpi, teksa pësoi humbjen e pesë radhazi në “American Airline Center” duke u mundur 105-103 nga Washington Wizards. John Wall me 20 pikë dhe 10 asist dhe Nene, i ardhur nga stoli, gjithashtu po me 20 pikë ishin më të mirët në parket për skuadrën kryeqytetase. Një tre pikësh i Paul Pierce i dha epërsinë e parë në ndeshje Washingtonit 5-3, që vazhdoi të thellonte shifrat, aq sa në mesin e periodës së dytë rezultatin shënonte 37-29 për ta.

Dwyane Wade, që e mbylli takimin me 28 pikë në total, arriti të ngushtojë ne pesë pikë diferencën, për të udhëhequr më pas të tijtë para pushimit në përmbysjen 57-54. Wizards magjinë e tyre e kishin ruajtur për në dy periodat e fundit, teksa falë një goditje të saktë të John Wall, arritën të cojnë rezultatin në 61-60 në periodën e tretë. Heats u rikthyen dhe një herë përpara me një +3, por Washington sërish mori kontrollin e ndeshjes duke shënuar për dy me Paul Pirce për avantazhin 97-95, që u thellua në +4, një minutë para përfundimit falë koshit të Wall. Wade shkurtoi diferencën për Miamin në 101-100 17 sekonda para përfundimit, por Bradley Beal ngriti në +5 epërsinë e miqve. Një tre pikësh i Wade në fund ishte i pamjaftueshëm për të evituar humbjen e nëntë shtëpiake për Miamin në këtë sezon, që humbi 105-103.

Submit a comment