NATO sot, takim online me politikanët e rinj shqiptarë për Ukrainën

nato2Politikanët e rinj shqiptarë janë ftuar sot në një bisedë interaktive online mbi NATO-n, të drejtuar nga Ambasadori Amerikan në NATO, Douglas Lute.

Ky takim virtual do të pasojë Samitin e sapombyllur në Uells dhe në të do të diskutohet për Ukrainën, Rusinë, Afganistanin etj.

Ftesën, liderëve të rinj shqiptarë ua ka dërguar Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka bërë të ditur se të enjten, më 18 shtator 2014, Misioni i Shteteve të Bashkuara në NATO po punon me zyrat e Fondit Gjerman Marshall në Berlin, Bruksel, Varshavë dhe Uashington, për të mbledhur pjesmarrës për një diskutim të drejtpërdrejtë mbi vendet e përfshira nga lufta.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment