NATO-ja rithekson angazhimin në Afganistan pas tërheqjes amerikane

NATO-ja ripërsëriti sot vazhdimin e angazhimit të saj në misionin në Afganistan, pas njoftimit të tërheqjes të një numri të konsiderueshëm të ushtarëve amerikanë të pranishëm në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Një zëdhënëse e Aleancës refuzoi të komentonte drejtpërdrejtë këtë njoftim, por rikujtoi angazhimin e theksuar gjatë një takimi të fundit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Afganistanit.

“Angazhimi ynë është i rëndësishëm për të garantuar që Afganistani të mos bëhet më një strehë për terroristët ndërkombëtare që na kërcënojnë në shtëpitë tona”, shtoi zëdhënësja, Oana Lungescu./

Submit a comment