NATO hap qendra komandimi në Evropën Lindore

natoAleanca e NATO-s do të hapë qendra rajonale komandimi në Evropën Lindore, njoftoi të premten një shef ushtarak lituanez, një ditë para takimit në Vilnius të zyrtarëve të lartë ushtarakë të aleancës për të diskutuar për riforcimin e sigurisë të vendeve ba

Komiteti Ushtarak, autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, do të mblidhet sot në kryeqytetin lituanez me pjesëmarrjen e gjeneralit amerikan, Philip Breedlove, kryekomandant i forcave aleate, në kuadër të shqetësimeve për sa i përket politikës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Qendrat rajonale të komandimit dhe kontrollit do të hapen në katër ose pesë vende, në Lituani Letoni, Estoni, Poloni apo Rumani, deklaroi për shtypin shefi i shtabit të përgjithshëm te ushtrisë lituaneze, Jonas Vytautas Zukas.

”Gjatë takimit në Vilnius, vendet anëtare të NATO-s do të njoftojnë kontributet e tyre”, theksoi zëdhënësi i gjeneralit, Zukas duke shtuar se qendra në Lituani do të hapet para fundit të vitit.

Polonia dhe vendet baltike janë të frikësuara për sigurinë e tyre që prej aneksimit në muajin mars të Krimesë nga Rusia dhe mbështetja e Moskës për rebelët në lindje të Ukrainës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment