NATO: Forcat ruse ende në territorin ukrainas

ukraina2Gjenerali amerikan Philip Breedlove, komandant i forcave aleate, deklaroi sot gjatë një mbledhje të NATO-s në Vilnus se forcat ruse vazhdojnë ende të jenë në Ukrainë.

“Për sa i përket forcave të armatosura ruse në terren, po, ato vazhdojnë të jenë brenda Ukrainës”, deklaroi për median gjenerali Breedlove, po pa dhënë më shumë detaje për sa i përket numrit të tyre.

Ndërsa dje në mbrëmje u arrit në Minsk një marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit dhe për krijimin e një zone të çmilitarizuar prej 30 kilometrash në pjesën lindore të Ukrainës.

Marrëveshja u arrit pas shtatë orë bisedimesh mes palëve të të ashtuquajturit ”grupi i kontaktit”, i përbërë nga OSBE-ja, Moska, Kievi dhe separatistët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

“Firmosëm një memorandum”, deklaroi për median i dërguari i Kievit, ish-presidenti Leonid Kuchma.

”Dokumenti duhet të çojë në krijimin e një zone të sigurisë së lartë”, deklaroi nga ana e tij lideri separatist, Igor Plotnitski.

Sidoqoftë, siguria në rajonin e lindjes së Ukrainës mbetet ende e brishtë

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment