Nata e parë e Champions League

leagueChampions League ka startuar mbrëmë me një bllok ndeshjesh mjaft interesante. Sezoni i ri sapo ka nisur, dhe 32 ekipe janë vënë në garë për trofeun më të rëndësishëm evropian. Në takimet e zhvilluara mbëmjen e së martës, ka spikatur kryendeshja mes Borusia Dordmund dhe Arsenalit, ku gjermanët kanë fituar pastër me rezultatin 2-0 dhe e kanë nisur si duhet këtë kompeticion.

Nga ana tjetër Arsenali tregon se është një ekip me probleme dhe se ka shumë punë për të bërë. Golat u shënuan nga Imobile dhe Abameyang duke vulosur takimin në shifrat 2-0. Në takimet e tjera, Benfika bën “bllof” në shtëpi dhe mundet 0-2 nga rusët e Zenit.

Anderlehti i Besnik Hasit ka marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në Turqi përballë Gallatasarait duke treguar se nuk do të jetë ekip i lehtë. Juventusi mposht lehtësisht 2-0 modestët e Malomos. Liverpuli fiton në shtëpi 2-1 përballë bullgarëve të Ludogorets.

Një ndeshje spektakolare ka qenë edhe ajo mes Olimpiakosit edhe Atletiko Madridit ku grekët fituan me rezultatin 3-2, duke mposhtur kampionët në fuqi të Spanjës. Leverkusen mundet në Francë nga Monako 1-0, dhe Real Madridi “shkatërron” 5-1 Bazelin e Gashit she Taulant Xhakës. Nesër (e mërkurë) luhen edhe pjesa e mbetur e ndeshjeve të tjera.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment