NASA: Plane të reja për në hapësirë

nasaNë pak vite, për herë të parë që prej daljes në pension të Space Shuttle, SHBA-ja do të ketë një zgjidhje për astronautët dhe ndoshta edhe për pasagjerët e thjeshtë për të shkuar në hapësirë dhe pse jo edhe në planetin e Kuq, Mars.

Në një konferencë për shtyp, NASA shpalli fituesit e projektit prej 6.8 miliardë dollarë për të krijuar një anije kozmike , e cila do të bëjë të mundur fluturimin në hapësirë . Në kontratë, firma më e madhe në sektorin e hapësirës Boeing do të marrë shumën prej 4.2 miliardë dollarë amerikanë për ndërtimin e kapsulës CST-100, ndërsa SpaceX 2.6 miliardë dollarë për kapsulën Dragon Dy.

Kjo është hera e parë që prej largimit të Shuttle Space, që NASA do të mundësojë shërbime hapësinore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës duke përfshirë kompani private.

Ky hap do ti lejojë agjenciasë amerikane të hapësirës të përqëndrohet në misione më ambicioze si dërgimin e njerëzve në Mars, tha për gazetarët administrator i NASA-s Charles Bolden në Cape Canaveral të Floridas.

“Lajmi i sotëm përcakton bazat për atë që premton të jetë kapitulli më ambicioz dhe emocionues në historinë e NASA-s dhe fluturimeve të njeriut në hapësirë . “Për herë të parë në më shumë se 40 vjet, ky komb do të nisë një mjet fluturues që synon të dërgojë njerëz përtej orbitës së ulët të tokës.

Falë këtij projekti, NASA mund ti japë fund monopolit të Rusisë mbi transportimin e astronautëve amerikanë në kapsulën ruse Soyuz, ku agjencia paguan 70 miliardë dollar për person që prej daljes në pension të Space Shuttle në vitin 2011.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment