Nafta “Brent” bie nën 60 dollarë

nafteÇmimet e naftës vijuan rënien dhe një fuçi naftë ”Brent” u shit nën nivelin e 60 dollarëve, për herë të parë që prej më shumë se pesë vitesh, ndërkohë që janë rritur dyshimet për një dobësim të ekonomisë botërore dhe kërkesës për arin e zi.

Mëngjesin e sotëm një fuçi naftë ”Brent” nga Deti i Veriut për livrim në muajin janar u shit me 59,85 dollarë në ”Intercontinental Exchange” (ICE) në Londër, një rënie me 1,21 dollarë në raport me ditën e djeshme.

Një fuçi naftë “light sweet crude” (WTI), për livrim në muajin janar u shit në të njëjtën kohë me 55,02 dollarë në ”New York Mercantile Exchange” (Nymex), një rënie me 0,89 dollarë në raport me ditpn e djeshme.

Submit a comment