Nacionalizmi në Evropë, hije dyshimi mbi procesin e rimëkëmbjes së Ballkanit


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Andrea Dudik “Bloomberg View”

Ndërsa Zoran Zaev, përcakton vizionin e tij për prosperitet dhe integrim për Ballkanin në strukturat euroatlantike, një rrezik i madh nderet në horizont. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreson që anëtarësimi i afërt i vendit të tij në NATO,  do të jetë pjesë e një procesi më të gjerë që do të lidhë rajonin problemik me Bashkimin Evropian, dhe do të hedhë themelet për zhvillimin ekonomik të Ballkanit gjatë dekadës së ardhshme.

Por një paraqitje e mirë e nacionalistëve në zgjedhjet parlamentare të BE-së në muajin maj, mund ta bllokojë këtë qëllim. Dhe këmbëngulja e nacionalistëve ballkanikë, mund t’u jepte atyre një justifikim.

“Nëse synojmë të jemi bashkë, duhet të ndalojmë të mendojmë se gjithçka në botë nisi nga kombet tona- tha Zaev në një intervistë të premten nga Mynihu. “Dhe jo vetëm në Ballkan”- theksoi ai.

Zaev tha se integrimi, është një mënyrë për të rritur standardet e jetesës, së disa prej njerëzve më të varfër të Evropës, dhe për të ndaluar eksodin e më të talentuarve të tyre drejt Perëndimit. Megjithatë, ndjenjat nacionaliste që shkaktuan vrasjet më të përgjakshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, po shkaktojnë ende ndarje.

Nacionalistët e Ballkanit

Nga Republika e Maqedonisë Veriore deri në Bosnje, politikanët nacionalistë mbeten me ndikim në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnje, kreu i pakicës serbe Milorad Dodik, është shfaqur si politikani më i fuqishëm që mbron ndarjen e një vendi, që po përballet ende me pasojat e luftërave të viteve 1990.

“Unë shpresoj se politikanët, do të jenë më në favor të shteteve dhe të ardhmes së përbashkët evropiane, sesa të sondazheve apo partisë së tyre. Kjo është e ardhmja e botës”- nënvizoi Zaev.

Për kombin e tij prej 2 milionë banorësh, ai shpreson që anëtarësimi në NATO të ndihmojë në ringjalljen e ekonomisë, e cila hyri në stanjacion pas skandaleve të korrupsionit, që e sollën atë në pushtet në vitin 2017. Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras, ranë dakord vitin e kaluar për të ndryshuar emrin, çka bëri që Greqia të heqë veton mbi anëtarësimin e fqinjes të saj veriore në NATO dhe BE.

Investimet e huaja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi të shtunën dy udhëheqësit për guximin e tyre në arritjen e një kompromisi. “Unë kisha hequr dorë”-u shpreh ajo para një audience, me zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Mynih.

“Kjo tregon se për të gjitha këto konflikte të zgjatura për të cilat ne nuk kemi gjetur zgjidhje, nëse ke kurajon e nevojshme, mund ta gjesh një të tillë”- tha ajo. Zaev shpreson që anëtarësimi në NATO, do të sjellë rritje të investimeve të huaja.

Ai prashikon 300 milionë euro investime shtesë në vit. Në vitin 2017, vendi mori vetëm 181 milionë euro investime të huaja. Një gjë për të cilën ai nuk shqetësohet, është ndryshimi i mundshëm i udhëheqjes politike në Greqi, pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Kreu i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Qiriakos Micotaqis, tha muajin e kaluar se Greqia ruan në çdo kohë të drejtën për të vënë veton, ndaj synimit të fqinjes së saj veriore për t’iu bashkuar BE-së. “Është më e lehtë të komentosh diçka, kur je një politikan i opozitës. Mendoj se retorika do të ndryshojë, pasi ai të jetë në pushtet”- reagoi Zaev ndaj kësaj deklarate.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment