Myftiu australian: Mos u besoni “Sheik Google dhe Sheik YouTube”

sheikUdhëheqësi fetar i muslimanëve në Australi ka paralajmëruar të rinjtë që të mos besojnë “Sheik Google dhe Sheik YouTube”, duke thënë se ato janë “shumë të rrezikshme dhe nuk kanë autoritet moral apo fetar”.

Duke folur për ndikimin potencialisht të dëmshëm të mediave sociale, Ibrahim Abu Mohammad, Myftiu i Madh i Australisë, tha se i siguron australianët se ata nuk kanë nevojë të kenë frikë nga fqinjët e tyre myslimanë.

“Muslimanët, për fat të keq, janë duke mbajtur pa të drejtë barrën e kasaphanës për më shumë se një dekadë.”

“Këta kriminelë janë duke kryer krime kundër njerëzimit dhe janë duke i bërë mëkate Zotit. Dëbimi i detyruar, kërcënimet për ekzekutimin dhe djegia e vendeve të kultit, duke përfshirë kishat nuk kanë vend në asnjë besim fetar. “

Dr Ibrahim tha se njerëzit duhet ta kujtojnë se termi “shteti islam” i referohet një epoke kur myslimanët, të krishterët dhe çifutët jetuan së bashku në paqe dhe harmoni, dhe kur të drejtat e njeriut dhe mirëqenia e tyre ishte në kulmin e vet.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment