Mustafa takim me të dërguarin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB

mustafaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një takimi sot me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif shprehu falenderimet për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e UNMIK në proceset në Kosovë.
Kryeministri Mustafa siguroi edhe njëherë për vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të punuar së bashku, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë.
I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zarif, duke e uruar për pozitën e re, e siguroj kryeministrin Mustafa, që UNMIK-u do të bashkëpunojë dhe do të zbatojë qasje pragmatike dhe konstruktive.
Në takim u bisedua për çështje që dalin nga dialogu, për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe aspekte të tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Submit a comment