Muri i Kubës nuk është shembur ende.

http://www.dreamstime.com/stock-photo-usa-cuba-image28584970Stefano Magni

Nuk ka rënë akoma muri i Kubës. 24 orë nga shkëmbimi i spiunëve mes Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Kastros dhe pas njoftimit të Barak Obamës mbi pajtimin e afërt mes Uashingtonit dhe Havanës, ky “mur” mbetet i paprekur.

Para së gjithash, shkëmbimi i të burgosurve ishte një lëvizje me ndikim të lartë mediatik, por nuk ka pasoja të menjëhershme politike. SHBA-ja ka siguruar lirimin e Alan Gross, një punonjës i USAID, i cili ishte në burg prej pesë vjetësh, në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe një tjetër, që nuk është përmendur kurrë, agjent i inteligjencës. Kuba ka përfituar kthimin e tre nga pesë kubanë të burgosur pas shpalljes fajtor për spiunazh. Shkëmbimet e të burgosurve, spiunëve dhe disidentëve, kanë qenë të shumta në historinë e gjatë të Luftës së Ftohtë. Por asnjë prej tyre nuk ka çuar në rënien e Murit të Berlinit. Perdja e Hekurt ka rënë vetëm pas një procesi tërësisht pa qëllim, me rënien e regjimeve komuniste në Europën Lindore, të shkaktuar nga dështimi i reformave të Mikhail Gorbachev. Lideri aktual kuban, Raul Castro, vëllai i Fidel-it, nuk ka ndërmend të përsërisë “gabime” (nga një pikëshikimi komunist) të Gorbaçovit në Karaibe, nuk ka ndërmend të lërë fushë të lirë për demokracinë, por është i gatshëm të bëjë hapje të vogla, më shumë simbolike, për të mbajtur në këmbë regjimin e tij. Do të jetë veçanërisht ai që do të vendosë se çfarë kursi do të ndjekë në vitet e ardhshme. Nëse do të pranojë dorën e shtirë nga Shtetet e Bashkuara apo do të mbajë pushtetin e tij absolut.

Barak Obama nga ana e tij, që prej 2008-ës, shpalli politikën e tij të pajtimit me Kubën. Presidenti aktual demokrat asnjëherë nuk e ka konsideruar embargon, të vendosur nga John F. Kennedy (edhe ky demokrat) pas krizës së raketave të 1962-shit, si një strategji fitimtare. Konsideron, në të kundërtën, se hapja e shkëmbimeve të mallrave dhe njerëzve, mund të ndihmojë reformën e brendshme në Kubë. Me siguri fundi i embargos mund të heqë një alibi ndaj regjimit: atë të prapambetjes ekonomike. Deri më tani, në fakt, propaganda komuniste kubane gjithmonë ia ka atribuar fajin e varfërisë kubane, embargos dhe jo dështimit të sistemit të saj ekonomik. Pa embargon, nuk do të ketë më justifikime për këtë. Përballë mjerimit të tyre të pamohueshëm, kubanëve do t’u duhej t’i drejtoheshin drejtpërdrejt regjimit të tyre, për t’i kërkuar llogari. Por fundi i embargos, sido që të jetë, nuk do të vendoset këto ditë dhe nuk do ta vendosë Obama, i cili premton të ushtrojë presion maksimal për ta marrë atë. Topi i kalon Senatit, i cili, duke filluar nga janari, do të dominohet nga republikanët, por edhe sot, në dy javët e fundit të shumicës demokratike nuk ka një opinion dominues. Republikanët, përfshi edhe Marco Rubio (me origjinë Kubane), nuk kanë pranuar aspak pajtimin me Kubën, e konsiderojnë atë si një tërheqje strategjike të Shteteve të Bashkuara dhe si një fitore e pamerituar dhënë për regjimin e Raul Kastros.

Reagimet jashtë vendit, konfirmojnë frikën e republikanëve, të ndarë plotësisht nga komuniteti i disidentëve kubanë në mërgim. Lëvizja surprizë e Obamës, u përshëndet përzemërsisht nga Maduro, pasardhësi i Chavez-it dhe FARC-ut (lëvizja guerrile marksiste në Kolumbi): të gjithë ata janë të lumtur për “fitoren” kubane, pas një përballjeje gati gjashtëdhjetë vjeçare. Nuk keqkuptohen me Papa Françeskun, me kryeministrin kanadez Stephen Harper dhe udhëheqësit europianë njëzëri se, me këtë hapje të Kubës, ata shohin një shpresë për paqe dhe reforma të regjimit: Castrot e vjetër dhe të rinj theksojnë poshtërimin e Shteteve të Bashkuara. Ky theksim mund të shihet qartë në një mungesë të plotë të vullnetit për të reformuar sistemin Castro, tani i pikturuar si fitore e vërtetë.

Reagimet e kubanezëve janë të përziera, natyrisht, në varësi të asaj ku janë vendosur. Kush është në mërgim, si kubanët në Miami dhe në diasporën europiane, nuk gëzohet aspak. Pasi kanë pësuar vite të tëra persekutimi dhe pasi janë larguar në një mënyrë pak a shumë të guximshme, tani marrin pjesë në kremtimin e përndjekësve të tyre dhe ndihen të braktisur plotësisht. Disidentët kubanë në atdhe, në të kundërtën, sipas reagimeve të para nëpër blogje, kryqëzojnë gishtat dhe shpresojnë që kjo hapje, kur të përfundojë plotësisht, mund të çojë në rrëzimin e sistemit komunist në Kubë. Ndoshta ata do të mendojnë, se me mallra dhe me njerëz do të vijë edhe liria nga Amerika e Veriut. Kastrot Kubanez (dhe miqtë e tyre të shumtë, të shpërndarë nëpër botë) perceptohen, tani për tani, si të vetmit fitues të vërtetë.

Por asnjëri prej tyre nuk mendon se muri i Kubës nuk është shembur ende.

Përktheu: J.Z

Submit a comment