MPJ turke dënon vendimin ilegal të Izraelit në Bregun Perëndimor

tyrTurqia ka dënuar vendimin e Izraelit për të konfiskuar një sipërfaqe të gjerë në Bregun Perëndimor.

Vendimi në fjalë mund të ketë efekte negative mbi klimën e armëpushimit dhe paqen e qëndrueshme, bëri të ditur përmes një komunikate Ministria e Punëve të Jashtme në Ankara.

“Dënojmë vendimin e Izraelit për të konfiskuar një sipërfaqe të gjerë të fshatrave palestineze në Bregun Perëndimor, me qëllim ndërtimin e vendbanimeve të reja ilegale. Vendimi në fjalë, që me sa duket është nisma për të konfiskuar sipërfaqen më të madhe tokësore të 30 viteve të fundit në Bregun Perëndimor, ka shpalosur edhe njëherë zbatimet e këtij vendi, që shkelin të drejtën ndërkombëtare në dëm të territoreve të pushtuara palestineze. Është e domosdoshme shmangia e hapave, që mund të kenë pasqyrime negative në klimën e armëpushimit, që u arrit në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës si rezultat i përpjekjeve të gjata, por edhe që mund të dëmtojnë terrenin e zgjidhjes me dy shtete. Në këtë kontekst, presim që Izraeli të heqë dorë nga ky vendim duke respektuar përgjegjësitë, që burojnë nga e drejta ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e MPJ turke.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment