MPJ përshëndet formimin e qeverisë së unitetit kombëtar në Afganistan

mpjMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet arritjen e marrëveshjes për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar në Afganistan, në vijim të angazhimit politik të dy kandidatëve kryesorë për postin e presidentit të vendit dhe kryetarit të qeverisë afgane, përkatësisht Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah.

Kjo marrëveshje shënon tranzicionin e parë demokratik dhe paqësor të pushtetit në historinë e vendit dhe synon qeverisje gjithëpërfshirëse, në dobi të stabilitetit dhe prosperitetit të popullit afgan.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë inkurajon autoritetet afgane që të angazhohen maksimalisht për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt forcimit të demokracisë, zbatimit të reformave dhe konsolidimit të paqes në vend.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment