Mourinho: Mund të kthehesha sërish te Reali, me Ronaldon nuk kam kontakt

murihnoTrajneri i Chelseat, Hoze Mourinho është rikthyer të flasë për ish ekipin e tij Real madrit. Portugezi ka theksuar se e kujton me nostalgji kohën kur drejtoi Realin. I pyetur nëse do ta drejtonte sërish atë ekip po do t’i jepet mundësia, Mourinho u përgjigj pozitivisht. Tekniku i Chelseat mohoi gjithashtu se të ketë kontakte me Kristiano Ronaldon.

“Nëse do të mundja, a do të kthesha te Reali? Pa dyshim që po. Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme si njeri dhe si trajner, ndaj do të doja ta përsërisja pa u menduar dy herë. Objektivi im kryesor ishte të fitoja titullin në të tre kampionatet më të forta të botës, dhe këtë e arrita. Ishte një objektiv shumë i rëndësishëm, pasi me Realin e bëra në kohën kur Barcelona ishte ekipi më i fortë në botë.

Me Ronaldon nuk kontaktoj asnjëherë. Kam kujtime të mira nga Ronaldo. E kujtoj si një djalë që është makinë golash, që më ndihmoi të shpallesha kampion në Primera Division dhe të fitoja Kupën dhe Superkupën. Por edhe unë e kam ndihmuar atë, të gjithë kemi ndihmuar njëri-tjetrin duke hyrë në histori me një titull të fituar me një rekord prej 100 pikësh. I uroj më të mirën në karrierën e tij, sidomos në kombëtare.” deklaroi Mourinho.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment