Mourinho: Më tronditi Barcelona!

mouTrajneri i Chelsea, Jose Mourinho, thotë që ka mbetur i tronditur me vendimin e Barcelonës për ta shituar Cesc Fabregas.
Portugezi ka menduar s’e Fabregas ishte blerë për të qëndruar për një kohë të gjatë në Camp Nou, ku do të zëvendësonte Xavin.
“Mendova s’e Fabregas u transferua për të qëndruar në Barcelonë”, deklaroi Mourinho.
“Unë e shihja atë si pasardhës të lojtarëve që janë duke u vjetruar atje, si Xavi. Surprizë për mua nuk ishte mos kthimi i tij në Arsenal, por largimi i tij nga Barcelona”.
“Ai është 27 vjeçar, dhe kjo është një moshë perfekte. Statistikat e tij janë fantastike”, përfundoi Mourinho, që e riktheu mesfushorin spanjoll në Premierligë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment