Mourinho: Diego Costa më ka befasuar

MourinhoTrajneri i Chelseat, Joze Mouinho, është shprehur mjaft i ekzaltuar pas fitores së radhës të të tijve në ndeshjen ndaj Swansea 4-2. “Pjesa e dytë ishte fantastike për ne, ndërsa pjesa e parë ishte fantastike për kundërshtarin. Në përgjithësi, ne e merituam fitoren në këtë takim, pasi ishim tmerrësisht më të mirë në pjesën e dytë.

Me intensitetin që luajtëm në pjesën e dytë, ishte shumë e vështirë për ata”, ka thënë portugezi. “7 gola në 4 ndeshje për Diego Kostën më ka befasuar mua, pasi një gjë e tillë nuk është normale.

Loik Remi shënoi gol në debutimin e tij, që do të thotë se ai bëri një debutim perfekt. Jam i kënaqur me lojën që djemtë zhvillian”, përfundoi “The Special One”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment