Moska ringre një bazë ushtarake në Arktik

moskaRusia dërgoi sot gjashtë anije që transportojnë personel dhe pajisje drejt një baze ushtarake të epokës sovjetike në Arktik.

Rusia dërgoi sot gjashtë anije që transportojnë personel dhe pajisje drejt një baze ushtarake të epokës sovjetike në Arktik që po e rihapin për përforcimin e pranisë së saj në rajon, raportuan agjencitë ruse.

Moska është duke përforcar praninë e saj ushtarake në këtë rajon të pasur me hidrokarbure, që eksplorohet gjithashtu nga Kanadaja dhe Norvegjia.

Presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar shtatorin e kaluar rihapjen e kësaj baze që ndodhet në arqipleagun e ishujve Siberia e Re, në lindje të Arktikut të braktisur që prej vitit 1993.

Ai e justifikoi këtë vendim me nevojën e ruajtjes së rrugëve detare në veri, një projekt strategjik që ka një rol gjithnjë e më të lartë në tregtinë ndërkombëtare.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment