Mosha e mesme, më pak e lumtur në Perëndim.

i moshuarDuke i përdorur të dhënat e sondazhit botëror, autorët e studimit “Lancet” konstatuan se lumturia e jetës  ndjek një trajektore të parashikueshme në varësi se ku njerëzit jetonin.

Lumturia bie ndërsa hyni ne moshën e mesme – por vetëm në qofte se jetoni në Perëndimin e pasur, sipas ekspertëve.

Në vendet si Britania e Madhe dhe SHBA, lumturia e jetës e ndiqte një kthesë të ndjeshme, duke rënë në moshën e mesme.

Në Afrikë ajo ishte e ulët vazhdimisht, ndërsa në Evropën lindore, ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Amerikën Latine ajo bie me moshën e plakur.

Arsyet të cilat qëndrojnë prapa trendëve ishin të shumta dhe komplekse, por kishte disa shpjegime të mundshme, si dhe mësime të rëndësishme për t’u mësuat, tha prof. Andrew Steptoe, nga kolegji Universitar në Londër, dhe kolegët e tij.

Raporti i tyre është pjesë e një serie mbi shëndetin dhe plakjen, i botuar në “The Lancet”, dhe i cili paralajmëron për një rritje të sëmundjeve kronike dhe mirëqenis së zvogëluar e cila ndikon në cilësinë e jetës së njerëzve të moshuar. 

-Kënaqësia:
Hulumtuesit i përdorën katër vite të të dhënave nga anketa botërore “Gallup” në më shumë se 160 shtete që e mbulojnë më shumë së 98% të popullsisë së botës, për t’i bëtë vlerësimet e tyre.

Përveç shëndetit fizik dhe dhimbjes, ata i morën parasysh tri masa të mirëqenies: 
▪ vlerësuese – si ishin njerëzit të kënaqur me jetën e tyre, 
▪ hedonike – ndjenjat ose disponimi si ai i lumturisë, trishtimit dhe zemërimit, 
▪ eudemonike – gjykimet në lidhje me kuptimin dhe qëllimin e jetës,

Në vendet e botës perëndimore, lumturia ra plotësisht në mes të moshës 45 dhe 54 para se të ngrihej përsëri.

Bashkëstudiuesi Angus Deaton, nga Universiteti Princeton në SHBA, tha se ekonomia mund ta shpjegojë këtë. “Kjo është periudha në të cilën normat e pagave në mënyrë tipike e prekin kulmin dhe është koha më e mirë për të punuar dhe fituar më së shumti, madje edhe me çmimin e mirëqenies aktuale, për ta rritur pasurinë dhe mirëqenien më vonë në jetë,” tha ai.

Kjo mund të shpjegojë se pse njerëzit e moshuar ishin më të lumtur, pavarësisht që ishin bërë më të dobët – megjithëse, shëndeti i dobët çonte në vlerësime më të ulëta të lumturisë në mesin e të moshuarve, lumturia më e madhe e jetës duket se e largon rënien shëndetësore fizike.

Submit a comment