Mjekët dërgojnë pacientët tek klinikat private, Ziçishti: Kështu rrisin fitimet e tyre.
E thënë nga një mjek i veshur me kostumin e deputetit situata konsiderohet alarmante. Bluzat e bardha në spitalet publike rekomandojnë pacientët e tyre drejt spitaleve private duke gjetur një formë të re për përfitime të majme financiare.
Ylli Ziçishti, deputet i PS bënë publike dhe një tjetër plagë të shëndetësisë.
Ziçishti thotë këtu se mjekët pasi specializohen braktisin profesionin e tyre dhe punojnë në depot farmaceutike për shkak të pagës por edhe sepse mungojnë specialitetet në vendet nga ata vijnë.
Gjatë debatit në Komsionin e Shëndetësisë u ngritën edhe shqetësime të tjera që lidhen me sigurinë e mjekëve sidomos në spitale.
Spitalet rajonale sidmos, të ruhen me policë sepse mjekët janë të kërcënuar nga pacientët dhe të afërmit e tyre, dhuna është fizike dhe verbale.
Në këtë komison u diskutuan ndryshimet në urdhërin e mjekut. Stomatologët do të kenë urdhërinë e tyre, kjo kopetencë tashmë iu hoq urdhërit të mjekut. Por duhen minimalisht 6 muaj që ky urdhër të krijohet i vetëm.