Mjekë, stomatologë e farmacistë, si të fitoni 135 kredite në një muaj

77124_8Mjekët, farmacistët apo stomatologët, që nuk kanë arritur të grumbullojnë numrin e kërkuar të krediteve, sipas programit të ricertifikimit kanë një mundësi shumë të mirë për të rikuperuar situatën në të cilën ndodhen. Kjo pasi, Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka akredituar 3 aktivitete shkencore, me një total prej 135 kreditesh. 

Sipas programit të ricertifikimit, mjekët duhet të kenë grumbulluar deri në fund të vitit 2014, 150 kredite, ndërsa farmacistët dhe stomatologët 100. Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” iu vjen në ndihmë këtyre profesionistëve të shëndetësisë, duke publikuar kushtet dhe kriteret për pjesëmarrjen në to. Aktiviteti i parë i akredituar nga QKEV mund të ndiqet nga stafi i qendrave shëndetësore, mjekët dhe infermierët, ndërsa mundëson marrjen e 20 krediteve. 

Submit a comment