Mjalti është një lëng i ëmbël dhe i trashë që e prodhon bleta nga nektari i luleve dhe nga disa lëndë tëndryshme që i merr nga pjesë të ndryshme të bimës, të cilave u shton edhe një lëndë të posaçme ngavetë bleta (enzimat), e kjo i jep mjaltit vetinë ushqyese dhe kuruese.
Bleta e ruan mjaltin brenda hualleve të dyllit në zgjua.Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:
1. Fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, pasi që konsiderohet si një nga burimet më të mira tëenergjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.
2. Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme.
Mjalti përmirësonfunksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme tëzorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.
3. Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë.
4. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën